Lidhu me ne

Mix

Shtatë mrekullitë e botës

Ana ishte një vajzë 9-vjeçare dhe jetonte në një fshati i vogël. Shkollën fillore e mbaroi në shkollën e fshatit. Ndërsa për klasën e 5-të e në vazhdim, duhet të shkonte në një shkollë në një qytet aty pranë. Ajo u gëzua shumë kur mësoi se u pranua në një shkollë me emër.

Shumë shpejt mbërriti dita e parë e shkollës së saj, dhe ajo po priste në mëngjes autobusin. Sapo ai erdhi hipi me shpejtësi. Ishte shumë e emocionuar. Kur autobusi arriti në shkollën e saj, të gjithë nxënësit nisën të shpërndaheshin nëpër klasat e tyre. Edhe Ana shkoi në klasën e saj, pasi pyeti nxënësit e tjerë se ku ndodhej ajo.

Kur e panë veshjen e saj të thjeshtë, dhe e kuptuan se vinte nga një fshat i vogël, nxënësit e tjerë nisën ta tallnin. Mësuesja mbërriti pas disa minutash, dhe u kërkoi të gjithëve të mbanin qetësi. Ajo e prezantoi Anën para klasës, dhe u tha se që nga ajo ditë do të studionte bashkëme ta.

Më pas mësuesja u tha nxënësve të bëheshin gati për një test surprizë! Fëmijët do tëshkruanin në një fletë se cilat ishin 7 mrekullitë e botës. Të gjithë nisën të shkruajnë me shpejtësi përgjigjen. Edhe Ana nisi të shkruante pro më ngadalë.

Kur të gjithë përveç Anës kishin dorëzuar fletët e tyre, mësuesja u afrua tek Ana dhe epyeti:Çfarë ndodhi zemër? Mos u shqetëso, thjesht shkruaj vetëm atë që di, pasi nxënësit e tjerë kanë mësuar mbi to vetëm disa ditë më parë”. Ana u përgjigj:”Po mendoja se bota ka kaq shumë gjëra, sa është e vështirë të zgjedh vetëm 7!”. Më pas ajo ia dorëzoi fletën e saj mësueses.

Kjo e fundit nisi të lexonte përgjigjet e nxënësve.  Shumica i ishte përgjigjur saktë si Muri

i Madh i Kinës, Koloseu, Stonehedge, Piramida e Madhe e Gizës, Kulla e Anuar e Pizës, Tajmahal, Kopshtet e varura të Babilonisë etj. Mësuesja ishte e lumtur pasi nxënësit kishin sjellë në kujtesë atë që u kishte mësuar.

Në fund mori në dorë fletën e Anës dhe filloi të lexojë. “Shtatë mrekullitë e botës janë:Të jesh në gjendje të shohësh, të jesh në gjendje të dëgjosh, të jesh në gjendje të ndjesh, të qeshësh, të mendosh, të jesh i sjellshëm dhe të jesh në gjendje të duash!”. Mësuesja mbeti e shtangur, dhe po e ashtu e gjithë klasa. Pra një vajzë nga fshati i vogël u kujtoi dhuratat e çmuara që na ka dhuruar Zoti, të cilat janë vërtet një mrekulli.

Morali i historisë:Vlerësojeni atë që keni, përdorni atë që keni, besoni tek ajo që keni. Nuk ka pse të shkoni gjithmonë larg për të gjetur frymëzim. Zoti ju ka dhënë të gjithë forcën për të arritur qëllimet tuaja.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook