Lidhu me ne

Radar

Ilir Alimehmeti: Ajri në Tiranë i ndotur me benzen, lënda më kancerogjene e njohur deri tani

Ilir Alimehmeti e pranon: I gatshëm të garoj nëse PD më kandidon për  bashkinë e Tiranës - Lajme Durrës

Ajri që thithim në Tiranë është i ndotur në nivele alarmante me një substancë të quajtur benzen. 

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, mjeku Ilir Alimehmeti, njëkohësisht kryesues i listës së këshilltarëve për këshillin bashkiak të Tiranës, tregoi efektet e benzenit në organizimin e njeriut. 

Alimehmeti deklaroi se benzeni është substanca më kancerogjene, e klasifikimit të parë, që është njohur deri tani. 

Benzeni emetohet nga nafta e cilësisë së dobët që djegin automjetet në Tiranë, duke çliruar në atmosferë këtë lëndë kancerogjene. 

Efekti i benzenit në trupin e njeriut është çdolloj e keqe e mundshme e imagjinueshme, duke filluar nga kanceri i cili në Shqipëri i kushton jetën 9 qytetarëve në ditë. Të dhënat nga INSTAT, mund të jetë edhe më shumë. Por tumoret malinje janë problemi madhor kryesor i benzenit, duke marrë çdo lloj tumori, por në moshat e vogla leuçemitë dhe tumori i çdo lloj organi tjetër. Është lëndë kancerogjene e klasifikimit të parë dhe më kancerogjenët që kemi të njohura. Por ku ndodhet benzeni? Ekspertët thanë duhet të shihni edhe cilësinë  karburantit, një cilësi karburanti i dobët bën që të kalohen ato parametra më lehtë. Është edhe sa djeg dhe çfarë cilësie është kjo lëndë që digjet. Ne i kemi të dyja, kemi edhe trafik të rënduar, djegim shumë sasi karburanti, por kemi edhe karburant të dorës së dytë apo tretë. Janë makinat e vjetra, pa filtra, trafiku i rënduar në Tiranë. Eshte detyrë e pushtetit vendor të kontrollojë dhe monitorojë cilësinë e ajrit. Dhe i kërkon pushtetit qendror të marrë masa për cilësinë e karburantit, se ky karburant po qarkullon në qytetin tim dhe po shkakon sëmundje“, u shpreh Alimehmeti. 

“Benzeni është një gaz i rëndë që tenton të shkojë përposhtë. Duke shkuar përposhtë shkon sa më afër tokës. Kush kalon sa më afër tokës? Fëmijët. Dhe nuk është çudi që të jenë fëmijët më të prekurit nga kjo ndotje. Dhe kemi një heshtje absolute nga çdo lloj organi, painteresim total. Benzeni do helmojë njësoj si fëmijët, të moshuarit dhe çdo tjetër. Është kaluar me disa fish niveli i pranuar nga BE. Ndryshe është limiti që e vendosin shtetet dhe ndryshe limiti që vendos shëndetësia. 5  është maksimali, shëndetësia e kërkon zero“, theksoi më tej ai.  

MË TEPËR

Aktualitet15 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix15 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix15 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske15 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore15 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix5 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix5 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Facebook