Lidhu me ne

Radar

Rama i kënaqur nga performanca e Mark Markut dhe Gjekmarkajt


Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Lezhë në prezantimin e kandidatit Pjerin Ndreu nuk la pa bërë deklarata thumbuese për opozitën dhe përçarjen e saj.

Rama mori si shembull distancimin e dy figurave nga bota universitare si Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku.

“Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj – u shpreh Rama – i përkasin shpirtërisht dhe tradicionalisht anës së familjeve historia e të cilave u shkrua me gjakun e konfliktit me regjimin komunist.

Sipas Ramës Marku dhe Gjekmarkaj u distancuan nga Berisha sepse donin Amerikën dhe nuk donin Moskën dhe komunizmin.

Në 2021 në Lezhë ata kishin në krye dy njerëz, me të cilët unë kam pasur debat dhe nuk i kam pasur për zemër, por sido që të vijë puna ishin dy personazhe që vinin nga bota akademike, që përfaqësonin Lezhën e familjeve të persekutuar, që u përfshinë me PD sipas meje me naivitet të madh, por sidoqoftë u përfshinë jo për karrige, por për të vazhduar atë që ata e quanin lufta me regjimin. Ku është Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj? Me kë janë zëvendësuar dhe pse nuk janë këtu? Sepse ishin të parët që e kuptuan që kishin hyrë në vathën e gabuar. E kuptuan dhe ndryshe nga delet e tjera ngritën krye, e thanë publikisht atë që menduan dhe i lanë shëndenë tufës së deleve të një gërdalle non grata që vjen vërdallë nëpër Shqipëri. Edhe pse është bërë 80 vjeç dhe në vend që të rrijë në shtëpi e të mos lërë nam rrugëve vazhdon kërkon vota dhe flet për fitore.

Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj i përkasin shpirtërisht dhe tradicionalisht asaj ane. Anës së familjeve historia e të cilave u shkrua me gjakun e konfliktit me regjimin komunist. Anës e familjeve që trashëguan idenë e të djathtës jo nga jeta akademike, apo nga librat, por e trashëguan nga kujtimi i stërgjysheve dhe gjyshërve të tyre, të cilët komunizmi i persekutoi tek cdo qelizë e familjes. Kjo është e djathta.

Pyetja është pse u ndanë ata nga komunistët? Ca donin ata? U ndanë sepse ata donin Amerikën, Perëndimin, e donin Shqipërinë si në Perëndim, ata nuk donin Moskën nuk donin komunizmin”, tha Rama.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar4 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix4 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook