Lidhu me ne

Kioske

Shqipëria, kurrë më parë nuk ka qenë kaq e dëshpëruar, e çorientuar, e dorëzuar !

Rama për arrestimin e McGonigal: Zyrtari i FBI-së akuzohet për gjëra që  s'kanë lidhje me mua | Albanian Post

Shqipëri e respektuar…Shqipëri e dëshpëruar dhe e dorëzuar

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur këto ditë të sulmojë pa u kursyer kandidatët e opozitës së përfaqësuar nga Meta dhe Berisha. Fredi Belerin e Himarës e quajti injorant, kandidatin e Vlorës “më budallain e qytetit”, Boçin e Elbasanit e tall duke i deformuar emrin, kurse sot, kandidatin e Mirditës Arben Mëlyshi e ka cilësuar se nuk ka trutë në rregull meqenëse i jep fytyrën e vet një “gërdalle non grata” dhe një “të pakorrigjueshmi”.

Këto janë tekstualizime vokale të qëllimshme që pasurojnë kolonën zanore të fushatës së socialistëve: një këngë tallava që shërben si frekuencë e posaçme për vulgun. Thjeshtimi deri në këtë pikë i mesazheve elektorale, është dëshmi e faktit se politika ndjen se kush i shkon pas, cilën kategori duhet të miklojë dhe si ta miklojë. Edhe i shumëlavdëruari I Shkodrës, Benet Beci, në një dalje televizive në “Të Paekspozuarit” konfirmoi se artikulimin politik dhe publik e ka në nivele fyese për këdo që ka mbaruar arsmin e mesëm dhe që di vetëm të njohë gjuhën e parave.

Kjo është oferta sot. Z. Rama që shan e përgojon mbarë e prapë, harron apo bën sikur harron se disa kandidatë që sot i ka zëvendësuar i prezantonte si Njerëz të Ndryshimit, katër vjet më parë. Ku humbën ata? Ku iku kryebashkiaku i Sarandës, apo ai I Vlorës? Ku është Dakua i Durrësit? Nuk ka të sosur thesi i fjalëve që nxjerr kryeministri i cili në Mirditë ka nxituar të deklarojë edhe se përballë “non grata-s”, sot:

Shqipëria është në pikën më të lartë. Kurrë nuk është respektuar sa është respektuar sot

Z. Rama është duke ngatërruar qëllimisht koniunkturën dhe begenisjen me respektin. Respekti shkon për qëndrime parimore dhe politikë bindjesh, jo spërdredhjet e zakonshme për mbijetesë apo merkantilizmin e votës për vizibilitet ndërkombëtar. Vizita e fundit e z. Rama jashtë vendit ishte në Britani, ku e detyruan të pranojë krizën e emigracionit dhe të pranojë kthimin e qytetarëve shqiptarë që po ikin. Atëherë: për cilin respekt e ka fjalën kryeministri që e di se ato dyer që i janë hapur atij nuk i janë hapur Shqipërisë si të tillë, por nevojave për marifetçinj të dobishëm?

Shqipëria, si entitet politik, ndoshta kurrë më parë nuk ka qenë kaq e dëshpëruar, e çorientuar, kaq e dorëzuar përkundrejt plaçkitjes që tashmë është norma zyrtare e qeverisjes. Kurrë më parë ndoshta nuk ka qenë kaq i zbehtë dhe i shpërbërë raporti i njeriut me vendin e vet, me komunitetin, por edhe me Gjuhën. Kështu që ky person që po shëtit lart e poshtë duke sharë e bërtitur nuk mund të mbulojë diçka që duket dhe preket përditë sikundër dihet, edhe nga ata që do ta votojnë se projekti i vetëm i suksseshëm i tij dhe ekipit të tij është: VJEDHJA.

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix5 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix6 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook