Lidhu me ne

Kryesore

Pse janë revoltuar maturantët?

Reforma-nuk-kalon-701x421

Aplikimi i studentëve për programet baçelor këtë vit u bë për herë të parë përmes një sistemi të qendërzuar, të ngritur dhe menaxhuar nga Ministria e Arsimit, përmes të ashtuquajturës Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Procesi i aplikimit ka ngjallur pakënaqësi dhe revolt mes studentëve. Exit shpjegon më poshtë se pse.

1. Shqetësimi me mosdaljen e të drejtës së studimit

Aplikimi për studimet unviersitare tani bëhet në rrjet, në një faqe të posaçme aplikimi në rrjet të ndërtuar nga QSHA. Në aplikim studentët hedhin të gjitha të dhënat e tyre, ndërsa sistemi ngarkon automatikisht rezultatet e tyre të shkollës së mesme.

Sistemi ofron automatikisht listën e të gjitha programeve studimore baçelor që ofrohen nga të gjitha universitetet publike dhe private në vend. Çdo aplikues zgjedh në sistem programin e studimit që dëshiron të studiojë, duke patur të drejtën të zgjedhë deri në 10 programe.

Të gjitha programet e zgjedhura, pavarësisht degës apo universitetetit që i ofron, konsiderohen preferenca të barabarta—pra, jo si më parë kur aplikuesi në formularin e aplikimit shprehte gjithashtu edhe preferencën e tij mbi programet e zgjedhura, pra tregonte në aplikim preferençën e parë, e dytë e me rradhë.

Sistemi i cakton të drejtat e studimit për çdo aplikues në dy faza.

Në fazën e parë, për çdo program përzgjidhen të gjithë studentët që në bazë të renditjes së pikëve plotësojnë numrin e vendeve që ka programi. Përzgjedhja për çdo program të çdo universiteti bëhet më vete dhe pavarësisht programeve të tjera të po atij universiteti apo universiteteve të tjera.

Kjo do të thotë që pas fazës së parë të përzgjedhjes, i njejti student mund të fitojë të drejtën e studimit në më shumë se një program—teorikisht mund të fitojë të drejtën për të dhjeta programet që ka kërkuar në aplikim—dhe pastaj ai apo ajo duhet të zgjedhë se ku do të studiojë mes programeve që ka fituar.

Për ta ilustruar, le të marrim për lehtësi rastin e një maturanti të shkëlqyer, i cili le të themi se ka aplikuar në 10 programe të ndryshme në disa universitete. Le të supozojmë se në të gjitha këto programe, ai është renditur i pari mes të gjithë aplikantëve përkatës të programit.

Sistemi i tanishëm i jep atij të drejtën e studimit në të gjitha këto programe, pra në të dhjeta programet, si dhe dhe i bllokon të dhjeta vendet deri sa ai të vendosë kë prej tyre do të zgjedhë.

Kjo do të thotë që për të gjithë studentët e tjerë që mbeten sistemi kërkon mes vendeve të tjera të lira, jashtë këtyre 10 vendeve që zuri maturanti i mësipërm.

Është e qartë, se kështu në fund të fazës së parë ka një situatë në dukje paradoksale: një numër i vogël studentësh—normalisht ata më të mirët—kanë “zënë” përkohësisht disa herë më shumë të drejta studimi se sa numri i tyre, normalisht në programet më të kërkuara. Teorikisht secili prej këtyre studentëve më të mirë mund të mbajë të bllokuara përkohësisht deri në 10 vende studimi, që mund të jenë në programet më të kërkuara.

Në përfundim të kësaj fazës së parë, studentët që u është ofruar më shumë se një e drejtë studimi duhet të zgjedhin një prej tyre, duke liruar kështu të gjitha të drejtat e tjera të bllokuara.

Në fazën e dytë, të drejtat e liruara, si më sipër, rishpërndahen sipas të njejtave kritere si në fazën e parë mes të gjithë studentëve që nuk kanë fituar në fazën e parë apo që kërkojnë një mundësi më të mirë studimi se ajo që u është dhënë në fazën e parë.

Është e qartë se faza e parë nuk “kënaq” shumicën e aplikuesve të cilët “kënaqen” në fazën e dytë, gjithmonë duke konkuruar mes tyre për programet studimore.

Duke qenë se studentët kanë qenë të painformuar mbi këtë proces të ndërlikuar, ata që nuk kanë fituar në fazën e parë apo që nuk kanë fituar zgjedhjet më të preferuara në këtë fazë janë të alarmuar dhe kanë filluar të reagojnë.

2.  Shqetësimi pse na kanë dalë vetëm privatët

Sistemi shtetëror i qendërzuar i aplikimit përfshin edhe universitetet private, të cilët janë trajtuar njësoj si shtetëroret.

Për pasojë, një pjesë e studentëve janë caktuar nga sistemi në programe studimi të universiteteve private. Ky numër studentësh është i lartë, pikërisht për shkak të faktit se studentët më të mirë, mbajnë të bllokuara disa herë më shumë të drejta studimi se sa do përdorin, shumica prej të cilave në universitete publike, të cilët vazhdojnë të mbeten më të preferuarit në vend.

Si rezultat, mund të ketë shumë studentë që mes zgjedhjeve të kërkuara të tyre në aplikim sistemi mund t’u ketë ofruar vetëm zgjedhjet në universitete private.

Për shembull, le të supozojmë se një student ka aplikuar në shtatë programe në universitet publik dhe në tre programe në universite private. Është e mundur, për shembull, që sistemi atij t’i japë vetëm tre të drejta studimi, ato të tre programeve private.

Nëse ka ndodhur kjo, studentët mund ta përjetojnë si të padrejtë dhe si veprim i qëllimshëm i Ministrisë për të favorizuar privatët.

3. Shqetësimi me kriteret e renditjes

Për konkurimin për te drejtë studimi ka dy lloj kriteresh: kriteri i mesatares dysheme, poshtë së cilës qeveria nuk lejon vazhdimin e shkollës së lartë qoftë edhe në universitete, i cili vendoset me vendim qeverie; dhe kriteret specifike për çdo program të cilat i përcaktojnë në mënyrë të pavarur vetë universitetet, mes të cilave më të rëndësishmet janë nota mesatare në lëndë specifike që lidhen me fushën e kërkuar të studimit.

Fatkeqësisht, këto kritere janë vendosur para pak javësh, pra mbas përfundimit të studimeve të mesme nga të gjithë aplikantët. Kjo gjë ka bërë që gjatë tre vjetëve të shkollimit të mesëm, maturantët e sotëm kanë bërë zgjedhje që mund t’i “penalizojnë” sot për shkak të kritereve të sotme.

Le ta ilustrojmë me një shembull. Nxënësit e shkollave të mesme, krahas lëndëve të detyrueshme, kanë të drejtë të zgjedhin lënde me zgjedhje, mes të cilave matematikë e thelluar, letërsi e thelluar, kimi e thelluar, biologji e thelluar, etj.

Le të supozojmë se një student nuk ka zgjedhur të studiojë biologji të thelluar kur ka qenë në gjimnaz, por mbasi ka mbaruar maturën ka vendosur të studiojë për mjekësi. Nëse universiteti ka vendosur si kriter konkurimi për mjekësi notën në lëndën e bilogjisë së thelluar të cilën nxënësi nuk e ka zgjedhur dikur, atëhere ai është penalizuar për shkak të kësaj praktike arbitrare.

Përtej shqetësimeve të mësipërme, me siguri maturantët mund të kenë hasur problemet të natyrës teknologjike dhe teknike gjatë procesit të aplikimit, të cilat janë normale për një sistem që sapo është ndërtuar dhe zbatohet për herë të parë. Së fundmi, maturantët ndjehen të revoltuar me mungesën e informimit dhe instruktimit të tyre për një proces aplikimi i cili zbatohet për herë të parë dhe është krejtësisht i ndryshëm nga çdo sistem në të shkuarën.

Ndërsa Ministria e Arsimit ka bërë propagandë të vazhdueshme për shumë aspekte të punës së saj ajo nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë informimi publik për sistemin e ri të aplikimit.

Në mënyrë, ndoshta, domethënëse në faqen e Ministrisë së Arsimit në Facebook fotoja kryesore e faqes është ajo e kombëtares së futbollit, e cila doli e 18 nga 24 ekipe në kampionatin e futbollit në Francë, në qendër të së cilës është Presidenti i FSHF-së Armando Duka.

Ministria e Arsimit nuk ka asnjë lidhje me kombëtaren e futbollit, por prapë e ka parë të arsyeshme t’i bëjë reklamë asaj ndërkohë që nuk informon nxënësit që e ka për detyrë./Exit.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix37 minuta më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Radar50 minuta më herët

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena BeqirajQori dhe Fevziu Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i...

Radar55 minuta më herët

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk Rruga për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nuk është e lehtë, por si ia doli...

Kioske1 orë më herët

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Nga Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje...

Kryesore2 orë më herët

“Me Veliajn jemi miq, po rrëmoni në vendin e gabuar” – Belinda Balluku rrëfen marrëdhëniet me kryebashkiakun

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me...

Mix2 orë më herët

5 shenja të çuditshme të mungesës së hekurit

Mungesa e hekurit mund të jetë një problem që kalon pa u vënë re, pasi simptomat mund të shfaqen gradualisht...

Radar3 orë më herët

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Anastas, futet në intubim

Kryepeshkoi Anatas Janullatos ndodhet në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Kisha Ortodokse ka njoftuar se gjendja shëndetësore...

Radar3 orë më herët

A po e humb Bill Clinton betejën kundër sëmundjes së Parkinson?!

Sipas burimeve të fundit, ish-presidenti Bill Clinton është në një gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të sëmundjes së...

Mix3 orë më herët

Çimi Kazazi, shqiptari hero bën xhiron e mediave në Angli, shpëton një grua nga përmbytjet!

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi...

Radar3 orë më herët

Revoltohet Adriatik Lapaj: O zotëri, unë s’jam anonim. I kam shpallur luftë Ramës, por ai nuk guxon të përballet me mua

Në studion e “Opinion” këtë të enjte “plasi” një debat që u iniciua nga disa akuza të Arlind Qorit sa...

Facebook