Mix
Maye Musk, nëna e Elon Musk eksploron Santorinin me një Tesla
Këto ditë, May Musk, nëna e sipërmarrësit miliarder, Elon Musk, ndodhet në Santorini, Greqi, teksa mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Turizmit të Luksit.
Pas detyrave të saj, modelja dhe shkrimtarja duket se po e shijon kohën në ishullin e famshëm.
https://twitter.com/mayemusk/status/1653049203763957765?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1653049203763957765%7Ctwgr%5Ec11cca1bc424c5cc8c345e857683d4dca5bc57df%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fteknologji%2Fnena-e-elon-musk-eksploron-santorinin-me-nje-tesla-i1087508
Me postimin e saj në rrjetet sociale, May Musk duket se po bën sërf në ujërat blu të ishullit.
Në një tjetër foto, që ka postuar, ajo ka pozuar pranë një makine Tesla, kompania në pronësi të djalit të saj. Ndërsa në një pamje ndryshe pozon me pamjen e bukur të Santorinit në sfond.
https://twitter.com/mayemusk/status/1653766173572448258?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1653766173572448258%7Ctwgr%5Ec11cca1bc424c5cc8c345e857683d4dca5bc57df%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fteknologji%2Fnena-e-elon-musk-eksploron-santorinin-me-nje-tesla-i1087508
“Një udhëtim ditor duke eksploruar Santorinin me një Tesla,” shkroi ajo në mbishkrim.
Së fundmi, në Konferencën e mbajtur disa ditë më parë, ajo tregoi se në të kaluarën kishte vizituar nëntë ishuj të ndryshëm të vendit dhe ka komentuar shumë pozitivisht mikpritjen dhe dashamirësinë e grekëve, madje duke shprehur dashurinë e saj për ishujt grekë.