Lidhu me ne

Mix

Vendet që duhet të vizitoni në kryeqytetin e bukur të Austrisë

Vjena është e njohur për arkitekturën e saj mahnitëse, historinë e pasur, muzetë dhe muzikën klasike.

Stilet e kundërta të arkitekturës baroke romake të Vjenës, nga shekujt 18-të dhe 19-të, dhe ndërtesat më bashkëkohore prej çeliku dhe xhami të qytetit, shfaqin kombinimin e përsosur të historisë së Vjenës me kohët moderne.

Nga atraksionet, si vizita në Katedralen e Shën Stefanit, Pallatin Schönbrunn dhe MuseumsQuartier, te kalimi i një dite në kopshtin zoologjik të Vjenës ose një vizitë në Operan e Vjenës, nuk ka kurrë një moment të mërzitshëm në qytet.

Turistët gjithashtu, mund të kalojnë pasditen duke bërë pazar në dyqane luksoze, të vizitojnë kafenetë e qytetit, ose të shijojnë një gotë vere vendase.

Vjena është një nga qytetet më të bukura në Europë, dhe me një histori të pasur, pamje të mrekullueshme dhe hijeshi urbane, padyshim që ia vlen të vizitohet.

Katedralja e Shën Stefanit

Atraksioni i famshëm i Vjenës, Katedralja e Shën Stefanit, është, me një fjalë – përrallore.

E vendosur në mes të qytetit të vjetër, ndërtesa mbresëlënëse gotike dominon horizontin e qytetit. Majat gotike, kambanorja e mrekullueshme dhe çatia e zbukuruar, magjepsin vizitorët.

Pallati Schönbrunn

Pallati Schönbrunn është’ xhevahiri i kurorës’ së Vjenës. Dikur një shtëpi verore e monarkëve të Habsburgëve, sot Pallati Schönbrunn është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pallati dhe kopshtet e tij, tregojnë mbi 300 vjet të historisë austriake dhe kanë qenë një atraksion kryesor turistik, që nga vitet 1950.

MuseumsQuartier

I njohur zakonisht si MQ, MuseumsQuartier është një nga komplekset më të mëdha kulturore në Europë dhe përfshin mbi 60 institucione kulturore. MQ u ofron turistëve dhe vendasve shumë gjëra unike për të bërë, pikërisht në qendër të Vjenës.

Nga artet e bukura te arkitektura, muzika, teatri, moda dhe kërcimi, ka gjithmonë diçka të re për të mësuar dhe për të parë.

Opera e Vjenës

Teatri i operës me famë botërore, daton në vitin 1869 dhe ka mirëpritur disa nga këngëtarët më të famshëm në botë.

Çdo natë, vizitorët mund të shijojnë magjinë e këngëtarëve të klasit botëror dhe anëtarëve të ansamblit, së bashku me një orkestër shumë të talentuar. Do të jetë një natë për t’u mbajtur mend!

Parku i argëtimit Prater

Ky park i madh argëtimi ofron shumë aktivitete dhe lojëra, që mund t’i shijojë e gjithë familja. Atraksioni kryesor i parkut ndodhet pikërisht në hyrje.

Rrota panoramike, e ndërtuar në 1897, është një pikë referimi historike dhe një mundësi fantastike për të shijuar pamje të mrekullueshme nga 200 metra lartësi!

/ The Travel

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook