Lidhu me ne

Mix

9 ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit

The Vegetarian Diet: A Beginner's Guide and Meal Plan

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë, por ai mund të shfaqet edhe tek meshkujt në raste të rralla. Kjo sëmundje shkaktohet nga dëmtimi i ADN-së dhe mutacionet gjenetike, por gjithashtu edhe nga trashëgimi i gjeneve të caktuara.

Stili i jetesës luan po ashtu një rol kritik, konsumi i alkoolit, i duhanit, konsumi i tepruar i ushqimeve të përpunuara, janë disa nga faktorët që përbëjnë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.

Perimet me gjethe jeshile

Lakra jeshile, rukola apo spinaqi, janë vetëm disa nga perimet me gjethe jeshile që mund të kenë veti antikancerogjene. Ato përmbajnë antioksidantë karotenoidë, duke përfshirë beta karotenin, luteinën dhe zeaxanthinën, të cilat kanë traguar se mund të reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit. Për më tepër, hulumtimet zbulojnë se një konsum i lartë i folatit, një vitaminë B e përqendruar tek perimet me gjethe jeshile, mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit.

Agrumet

Agrumet janë të mbushura me folat, vitaminë C, disa lloje karotenoidesh dhe antioksidantë si kuercetina etj. Këto lëndë ushqyese ofrojnë efekte antioksiduese, antikancerogjene dhe anti-inflamatore.

Peshku i yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm si salmoni apo sardelet, njihen për përfitimet e tyre shëndetësore. Yndyrnat omega-3, seleniumi dhe antioksidantët që ato përmbajnë me shumicë mund të ofrojnë efekte mbrojtëse ndaj sëmundjes.

Frutat e pyllit

Konsumimi i rregullt i frutave të pyllit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, përfshirë atë të gjirit. Antioksidantët e shumtë që këto fruta të vogla përmbajnë, kanë treguar se mbrojnë kundër dëmtimit qelizor, si dhe zhvillimit dhe përhapjes së qelizave kancerogjene.

Perimet si hudhra, qepa dhe preshi

Në veçanti perimet si hudhra, qepa dhe preshi, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese, duke përfshirë antioksidantë dhe vitaminën C, që kanë veti të fuqishme antikancerogjene.

Fruatat si pjeshkët, mollët dhe dardhat

Antioksidantët që këto fruta të veçanta përmbajnë, kanë treguar në disa studime se mund të pengojnë rritjen dhe përhapjen e një linje qelizore të kancerit të gjirit.

Perimet e kryqëzuara

Këtu mund të përmendim lulelakrën, lakrën dhe brokolin. Ato janë të pasura me komponime glukozinolate, me të cilat trupi juaj mund të luftojnë qelizat e dëmtuara duke ulur rrezikun e kancerit.

Fasulet

Fasulet janë të ngarkuara me fibra, vitamina dhe minerale. Në mënyrë të veçantë, përmbajtja e tyre e lartë e fibrave mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit.

Barishtet dhe erëzat

Barishtet dhe erëzat si majdanozi, rozmarina, rigoni, trumza, shafrani i Indisë dhe xhenxhefili, përmbajnë komponime bimore që mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit të gjirit.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar11 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix11 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook