Mix
Babai i Meghan Markle del sërish në skenë: Jam i hapur për çdo lloj bisede
Babai i Meghan Markle ka dalë sërish në skenë dhe është shprehur se është i hapur për çdo lloj bisede për të riparuar marrëdhënien e tij me Meghan Markle.
Thomas Markle e shpjegon kështu situatën e tij me vajzën: “Ajo më ka vrarë dhe më pas ka mbajtur zi për mua, ndërkohë që unë jam ende gjallë. Jam me një këmbë në varr, por nuk dua të vdes”.
Ai ka dalë me këto deklarata në një dokumentar të ri.
Më tej u shpreh se nuk e di mënyrën sesi mund ta rregullojë.
Meghan nuk ka pasur prej vitesh marrëdhënie me babain e saj Thomas dhe as me motrën nga ana e babait.
Situata me familjen mbretërore dihet… I vetmi njeri që kanë afër Harry dhe Meghan është mamaja e saj, Doria e cila jeton bashkë me ta.