Lidhu me ne

Mix

Pse nuk duhet të pini kafe nëse jeni me dhimbje koke pas alkoolit?

Pse nuk duhet të pini kafe nëse jeni me dhimbje koke pas alkoolit?

Ndryshe nga besimi popullor, pirja e kafesë nuk do t’ju ndihmojë të kthjelloheni nëse keni kaluar një natë me alkool. Në disa situata, kombinimi kafeinë-alkool mund të jetë potencialisht i dëmshëm.

Kur filloni të pini, nivelet e alkoolit në gjak fillojnë të rriten, duke e vënë trupin në gatishmëri të lartë. Ky efekt zgjat rreth një orë ose një orë e gjysmë, por më vonë zëvendësohet nga një ndjenjë letargjie. Dhe pikërisht në këtë pikë kafeja mund t’ju ndihmojë të qëndroni zgjuar.

Por të jesh zgjuar, nuk do të thotë të jesh aspak i matur. Ende mund të vuani nga deficiti njohës i shkaktuar nga dehja dhe kjo mpirje do të kalojë vetëm pasi trupi të ketë metabolizuar alkoolin. Por si na mban kafeja vigjilent pavarësisht nga hangoveri?

Siç tha Dr. Robert Sëift, drejtor i asociuar i Qendrës së Universitetit Broën për Studimet e Alkoolit kafeina ndërhyn në veprimin e një kimikati të njohur si adenozinë. ‘Adenozina ka tendencë të jetë qetësuese dhe kur grumbullohet në tru, ne priremi të biem në gjumë.’ Duke bllokuar veprimin e adenozinës, kafeina ka aftësinë t’ju bëjë të ndiheni më pak të lodhur.

“Edhe pse kafeina ju mban zgjuar, më pak të lodhur dhe të përgjumur, ju duhet të jeni të vetëdijshëm se alkooli ende po metabolizohet në trupin tuaj gjatë dhe nuk ikën më shpejt vetëm sepse keni pirë kafe. Që do të thotë se efektet e tij mund të jenë ende potencialisht të rrezikshme”, tha Melissa Majumdar, një dietologe.

Dikush mund të mendojë, ‘Tani mund të ngas makinën’, por koha e reagimit mund të jetë e ngadaltë. Në një studim që përfshin gati 130 konsumues të rritur alkooli, tregoi se si pija ndikoi negativisht në kohën e reagimit dhe rezultoi në më shumë përplasje me automjet gjatë një provë të simuluar. Pra marrja e kafeinës nuk e përmirësoi aftësinë e drejtimit të njerëzve.

Konsumimi i kafeinës në gjendje të dehur do të bënte gjithashtu që të pini më shumë. Kafeina ju lejon të qëndroni zgjuar më gjatë dhe për këtë arsye ju lejon të pini për një periudhë më të gjatë kohore.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook