Lidhu me ne

Mix

Studimi kinez/ Si ndikojnë patatet e skuqura në shëndetin tonë mendor

Studimi kinez/ Si ndikojnë patatet e skuqura në shëndetin

Për ata që nuk mund t’i rezistojnë patateve të skuqura, lajmet nuk janë të mira.

Patatet e skuqura mund të kenë pasoja negative për shëndetin mendor të konsumatorëve , pohon një grup shkencëtarësh nga provinca Hangzhou, Kinë.

Hulumtimet tregojnë se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve të skuqura, mund të rrisë rrezikun e ankthit me 12% dhe rrezikun e depresionit me 7% krahasuar me ata që zgjedhin të hanë shëndetshëm.

Veçanërisht, rreziku i ankthit dhe depresionit ishte më i lartë tek konsumatorët e rinj.

Kujtohet se ushqimet e skuqura tashmë janë futur në “listën e kuqe” për shfaqjen e obezitetit, tensionit të lartë dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Por ekspertët që studiojnë ushqimet thonë se rezultatet e këtij hulumtimi kanë nevojë për hetime të mëtejshme dhe nuk është e qartë nëse ushqimet e skuqura shkaktojnë probleme të shëndetit mendor, apo nëse njerëzit me depresion ose ankth u drejtohen këtyre pjatave të lehta për rehati. 

Studimi kinez studio sjelljen e 140,728 njerëz për 11.3 vjet. Pas përjashtimit të pjesëmarrësve të diagnostikuar me depresion në dy vitet e para, pati 8,294 raste ankthi dhe 12,735 raste të depresionit në mesin e personave që konsumojnë  ushqime të skuqura.

Përveç kësaj, ata që hanin patate të skuqura kishin një rrezik 2% më të lartë për depresion sesa ata që hanin mish të bardhë të skuqur.

Në hulumtimin e ri, shkencëtarët arritën në përfundimin se akrilamidi është fajtor për rritjen e rrezikut të ankthit dhe depresionit .

Ky është një kimikat që krijohet në procesin e skuqjes, veçanërisht në patate të skuqura.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix3 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix3 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix3 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix3 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix9 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske9 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix10 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix10 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix10 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook