Lidhu me ne

Mix

Sërish Biden-Trump, rivalët drejt një “nëntori të dytë” në 2024

trump biden 1280x720

Një film i parë pak vite më parë. Apo edhe seria e dytë e një filmi të vitit 2020. Aktorët janë po ata, dy protagonistët kryesorë: Joe Biden dhe Donald Trump. Joe Biden tashmë e konfirmoi, ai do të jetë “ylli” i demokratëve, ndërsa Donald Trump mbetet qartazi garuesi kryesor mes republikanëve, së pari për të siguruar nominimin e partisë.

Është një histori, fundin e së cilës e pamë 3 vite më parë, por sot nuk janë shumë ata që presin një përballje të dytë. Sipas një sondazhi të fundit, të realizuar nga NBC, vetëm 5% e amerikanëve i duan si kandidatë, sidomos përballë njëri-tjetrit, Biden dhe Trump. Ndërsa 38% e amerikanëve nuk duan as njërin e as tjetrin, as për demokratët e as për republikanët.

Një nga arsyet se pse Biden është kaq i vendosur për të qëndruar edhe 4 vjet në Shtëpinë e Bardhë është sepse ai është i bindur se është i vetmi që mund ta mundë përsëri Donald Trumpin. Këtë do ta shohim. Në fakt, e vërteta kjo është, ai e ka mundur atë një herë.

Presidencialet e 2024 po konsiderohen edhe si një referendum për këto 4 vite të Biden në Shtëpinë e Bardhë. Administrata Biden i ka shenjuar disa arritje dhe mund të mburret me to, aq sa edhe slogani i tij për garën e ardhshme është “Le të përfundojmë punën që nisëm”. 

Përpos lançimit zyrtarisht të kandidimit të tij, Biden u mundua t’i kornizojë presidencialet e ardhshme si një zgjedhje e mirëmenduar, një zgjedhje mes moderimit dhe ekstremitetit, kompetencave të një burri shteti dhe çmendurisë. E njëjta “betejë për shpirtin e kombit” që ishte në fokus të fushatës së tij të parë në 2020. 

Donald Trump nuk shfaqet për asnjë moment në videon e fushatës së Biden dhe shpalljes së kandidimit të tij, por shohim aty pamje të protestave të 6 janarit në Capitol, me Joe Biden që paralajmëron se MAGA (Make America Great Again) është krejt ekstremiste dhe është kërcënim për demokracinë amerikane. 

Në dy vitet e shkuara, kemi dëgjuar një Donald Trump që akuzon për vjedhje e mashtrim me zgjedhjet e 2020, për të cilat ende beson se iu vodhën. Nëse do jetë ai kandidati i republikanëve, e sigurtë është që daulles do t’i bjerë po njësoj. Por, në zgjedhjet e mes-mandatit të shkuar, kjo nuk ishte një formulë e suksesshme. Dhe kjo i kushtoi shumë republikanëve.

Në kontrast, demokratët e shijuan, rezultati ishte i jashtëzakonshëm për zgjedhjet për Kongresin, duke i lejuar që të ruajnë kontrollin e Senatit amerikan. Ajo performancë e ndihmoi edhe Biden që të mos përballet me sfida e rivalë brenda partisë së tij. 

Çështja më e madhe që shkoi në favor të demokratëve ishte aborti. 2/3 e amerikanëve, po sipas sondazheve, janë konstantë në qëndrimin e tyre se aborti duhet të bëhet legal dhe kësisoj, i lejueshëm. 

Presidenti Biden do t’i kthehet kësaj çështjeje përsëri e përsëri për 18 muajt në vazhdim, deri në ditën e zgjedhjeve. Në videon e lançimit, edhe një herë, Biden i akuzon republikanët se janë ekstremistë kur diktojnë vendimet shëndetësore që gratë duhet të ndërmarrin, shoqëruar me pamje të protestuesve ndaj të drejtës së abortit, jashtë dyerve të Gjykatës së Lartë. 

Debati për abortin ka qenë i ndezur për dekada dhe vota në nëntor 2024, dikujt do t’i dhembë e dikujt do t’i japë të drejtë. Strategët e partive kanë nisur të bëjnë kalkulimet, ku do të fokusohen në fushatë. 

Por, nëse dyshime ka për një rikthim të Trump, edhe Biden nuk po përjeton momentin më të mirë politik. Numrat e fundit, po sipas sondazheve, tregojnë se mbështetja për Presidentin amerikan është në nivelin më të ulët historik, në vetëm 42%, ndërsa mosaprovimi për punën e tij është rritur në 52%. Presidenti i vetëm kaq jopopullor që nga koha e Ronald Reagan, në këtë pikë të mandatit të parë presidencial, ishte Donald Trump. Dhe Biden, duket se po ndjek hapat e paraardhësit. 

Cilido që do jetë kandidati republikan për 2024, sfidant i drejtpërdrejtë i Joe Biden, e sigurtë është që ai do ta portretizojë Presidentin aktual si një të moshuar 80-vjeçar, jo komod për këtë detyrë të rëndë, edhe nëse ai do jetë Trump, që është vetëm 4 vite më i ri në moshë. Republikanët ndoshta do të shpresojnë që fushata për 18 muaj do ta lodhë fizikisht Presidentin. Ndoshta Biden do duhet të udhëtojë me qetësi, e do kërkojë kohë të shëtisë qark Amerikës, ndryshe nga sa bëri në 2020, kur qëndroi më gjatë në Delauere, shtëpinë e tij.

Në videon e njoftimit të kandidimit, stafi është kujdesur që Biden të duket vital, energjik, madje edhe duke vrapuar. Por, a do ta ruajë të njëjtin ritëm deri në nëntor të 2024.  Kundërshtarët e tij do të mundohen të shfrytëzojnë inflacionin e lartë, me çmimet vetëm në rritje dhe numrin rekord të emigrantëve që kalojnë në kufirin jugor amerikan. Dy çështje që republikanët zotohen se do t’i shfrytëzojnë në maksimum. 

Nëse Biden nuk ka rivalë seriozë mes partisë së tij, për demokratet situata është pak më e komplikuar. Dhe e papritura për Donald Trumpin mban emrin e Ron De Santis. Edhe pse duket se republikanët gjerësisht e kanë pranuar se mund të jetë Trump kandidati i tyre sikurse demokratët, në shumicë, mendojnë se Biden do japë më të mirën në garën e ardhshme. 

Këtu fokusohet fushata e Biden: perspektiva se Donald Trump mund të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë çelësi për të nxitur demokratët që të jenë edhe më aktivë në fushatë, por edhe për të pavendosurit. Në fund te fundit, funksionoi për Biden herën e shkuar dhe shpreson që të njëjtin rezultat, ta arrijë edhe këtë herë. Gara ka nisur dhe 18 muajt në vijim do të jenë intensive. Biden apo Trump? A do të presim surpriza? 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix3 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix3 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix3 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook