Lidhu me ne

Mix

Sekreti i Tim Cook për të përballuar stresin e drejtimit të Apple

Apple është kompania me vlerë më të madhë në botë. Drejtimi i saj duhet të jetë një ‘tenxhere me presion’.

Por, nëse e keni parë ndonjëherë CEO Tim Cook në veprim, ai nuk duket si një njeri, që mban mbi supe peshën e një kompanie prej më shumë se 2 trilionë dollarësh.

Në kundërshtim me disa prej CEO-ve të tjerë të kompanive teknologjike, si Elon Musk, Cook duket të jetë imazhi i një lidershipi të qëndrueshëm dhe të patrazuar.

Cook është i entuziazmuar, se si Apple po e ndryshon botën për mirë. Ai vlerëson ekipin e tij dhe përshtypjet e klientëve.

Ai pretendon se e kontrollon me rreptësi kohën e shpenzuar para ekranit, për t’u siguruar që teknologjia po i shërben atij dhe jo anasjelltas.

Ku të shkoni me pushime nëse doni të takoni Tim Cook

Cook tregon se si më herët në karrierën e tij, ai mësoi të donte ecjen. Më vonë, kur u zhvendos në Kaliforni, aktivitetet në natyrë u kthyen në një pasion për të.

Në fakt, të kesh një hobi, frymëzon krijimtarinë, e cila mund t’i shërbejë punës sonë. Bërja e gjërave argëtuese jashtë zyrës, na ndihmon të performojmë më mirë në të.

Cook flet për dashurinë e tij për të kaluar kohën në Parqet Kombëtare të Amerikës. Nëse shpresoni të ndesheni me Cook-in gjatë pushimeve tuaja verore, drejtohuni në Yosemite ose Sion, e jo në ndonjë resort të bukur të huaj.

“Parqet kombëtare janë pastrues për mendjen”, thotë Cook. “Për një moment, ndihesh kaq i vogël. Vendi yt në botë duket kaq i vogël. Ai të vendos një perspektivë të madhe.”

Fuqia e pabesueshme e mahnitjes

Të kujtosh se je një grimcë në kozmos, nuk është thjesht një ripërtëritje e egos për CEO-t e famshëm. Shkenca tregon se, ndjenja e të qenët i vogël përballë madhështisë, lehtëson stresin dhe përforcon humorin.

Studime të ndryshme lidhin përjetimin e ndjenjës së vogëlsisë suaj, me sjellje më pro-sociale, përulësi dhe ndjenja bamirëse.

Më shumë mirësi është padyshim një gjë e mirë për botën, por është gjithashtu rrit humorin. Shkenca tregon se, mënyra më e mirë për t’u ndier më mirë kur jeni të dëshpëruar, është të silleni mirë me dikë tjetër.

“Ka mbi 60 parqe kombëtare atje,” thotë Cook. “Unë do t’i nxisja të gjithë t’i vizitojnë.” Nëse mundeni, patjetër që duhet. Por kjo nuk është vetëm një këshillë e mirë për adhuruesit e guximshëm të natyrës.

Qoftë një shëtitje, një muze arti ose një mbrëmje e kaluar duke vëzhguar yjet, të gjitha këto ripërtërijnë perspektivën tuaj dhe eliminojnë stresin.

Nëse këto zakone mund ta ndihmojnë Cook-in të drejtojë Apple pa u lodhur shumë, mund të ndihmojnë çdo sipërmarrës të ketë sukses.

/ Inc

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook