Lidhu me ne

Mix

Elon Musk kundër inteligjencës artificiale: Qeveria duhet të ndërhyjë

Elon Musk kundra inteligjencës artificiale: Qeveria duhet të

Së fundmi miliarderi Elon Musk tha se qeveria duhet të jetë gati të ndërhyjë nëse inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit. Gjatë pjesës së dytë të një interviste me prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Musk tha se do të ishte veprim i zgjuar nëse qeveria krijon një lloj plani ku mund të mbyllë qendrat e shërbimit që fuqizojnë programet e Inteligjencës Artificiale (AI). Ai u shpreh:

“Nuk kemi nevojë t’i hedhim në erë, thjesht ndërpritjani energjinë. Nëse ka diçka për të cilën ne jemi të shqetësuar dhe nuk jemi në gjendje ta ndalojmë atë me komandat e softuerit, atëherë ndoshta do të dëshirojmë të kemi një lloj ndërprerësi të fikjes së harduerit.”

Musk është një nga shumë drejtuesit e teknologjisë që kërkon rregullimin e AI-s. Muajin e kaluar, Musk së bashku me disa ekspertë të tjerë të AI-s, përfshirë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Wozniak, nënshkruan një letër të hapur duke bërë thirrje për një pauzë në zhvillimin e AI-s. Musk thuhet se është gati të hedhë modelin e tij të AI konkurrent të ChatGPT. Fusha e inteligjencës artificiale muajt e fundit ka përjetuar një shpërthim të paprecedentë me modele të tilla si ChatGPT ose GPT4. Sipas raporteve pronari i Twitter po planifikon një kompani të AI për të konkurruar me OpenAI, i cili krijoi ChatGPT. Së fundmi shefi i Twitter, ka kërcënuar se do të padisë Microsoft-in, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave nga kompania e tij e mediave sociale pa leje. “Ata stërviteshin ilegalisht duke përdorur të dhënat e Twitter. Koha për një padi”, tha multi-miliarderi në një postim në Twitter.

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske1 ditë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Facebook