Mix
Çfarë është dashuria ?! Dashuria është një stuhi kimike
Dashuria është një stuhi kimike.
TURBINË HORMONESH – Studime të shumta kanë treguar se, kur bie në dashuri, disa zona përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të caktuara hyjnë në lojë në trurin tonë, duke përfshirë dopaminën, adrenalinën dhe oksitocinën, përgjegjës për një sërë ndjesish të forta. Oksitocina, nga ana tjetër, është hormoni i dashurisë dhe na shtyn drejt kontaktit fizik. Ne biem në dashuri, për shkak se feniletilamina ndez dëshirën, dopamina shkakton ndjenjën e eksitimit të etheve të dashurisë dhe oksitocina nxit lidhjen, për të siguruar kohëzgjatjen e marrëdhënies.
DASHUROJME ME TRU- Kur bie në dashuri, disa zona kortikale të trurit hyjnë në veprim.Studimet kanë treguar se në përvojat e dashurisë aktivizohen fushat e trurit të lidhura me sistemin e shpërblimit, të cilat zgjojnë dëshirën për një lidhje emocionale dhe në të njëjtën kohë “çaktivizojnë” disa rajone të lidhura me gjykimin shoqëror dhe vlerësimet e njerëzve të tjerë. Kjo është arsyeja pse dashuria nuk njeh pengesa dhe nuk përkulet para konventave shoqërore.
ÇFARË NDODH ME TRUPIN? Në mesin e shumë “simptomave” kur bie në dashuri, më e dukshme është ndjenja e vazhdueshme e rrahjeve të zemrës që shoqëron duart e ftohta dhe të djersitura dhe ndjesia gojës së thatë, sepse mungon pështyma. Këtë herë është faji i kortizolit, hormonit të stresit të sekretuar nga gjëndrat e veshkave në kushte të rrezikut të mundshëm. Kortizoli ndërvepron me adrenalinën dhe shkakton të gjitha ato ndjenja, jo gjithmonë shumë të këndshme, që një i dashuruar i di mirë, veçanërisht në fazat e hershme të “vardisjes”. Fatkeqësisht, këto “simptoma”, të cilat me sa duket tentojnë të zbulojnë ndjenjën tonë më shumë sesa do të donim, nuk kanë një ilaç: gjuha e trupit nuk është nën kontrollin tonë dhe, ndryshe nga ajo verbale, është e vështirë të manipulohet.
KUR KOHA KALON… – Pas disa muajsh, kimia e rënies në dashuri tenton të transformohet: organizmi njerëzor thjesht nuk mund të tolerojë pabarazitë dhe teprimet për një kohë të gjatë dhe përpiqet të rivendosë një ekuilibër. Në këtë pikë marrëdhënia gjithashtu ndryshon lëkurën. Por kini kujdes: fakti që shpërqëndrimi neurobiologjik i dashurisë zvogëlohet nuk do të thotë se dashuria ose marrëdhënia ka mbaruar. Në këtë pikë hyjmë në fazën e qëndrueshme të marrëdhënies, në të cilën fushat e trurit në veprim nuk janë më të eksitimit, por ato të emocioneve. Eshtë një transformim hormonal normal që dobëson vetëm efektin “doping” të hormoneve. I takon çiftit, në këtë pikë, për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme, ndoshta më paqësore, por sigurisht më të balancuar.