Mix
Kylie Jenner thotë se nuk ka bërë aq ndërhyrje në fytyrë sa mendojnë njerëzit: Vetëm buzët!
Kylie Jenner foli më tepër për ndërhyrjet e saj estetike në një intervistë të re me Homme Girls, duke thënë se nuk është aq plastike sa mendojnë njerëzit.25-vjeçarja mohoi të ketë bërë ndërhyrje të tjera përveç buzëve.
“Mendoj se një keqkuptim i madh për mua është se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt, kur në të vërtetë nuk isha! Kam bërë mbushës (filler) të buzëve dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk pendohem. Por gjithmonë kam menduar se isha e lezetshme”
Tani Kylie flet me siguri për ndërhyrjet, por asaj iu desh një kohë qëtë pranonte se kishte përdorur mbushës. Në një episod të vitit 2015 të “Keeping Up with the Kardashians”, Kylie në atë kohë zbuloi pas shumë spekulimeve: Unë kam mbushës të përkohshëm buzësh. Është thjesht një pasiguri e imja dhe kjo është ajo që doja të bëja.