Lidhu me ne

Mix

Mishi i kuq, sa duhet të hani? Sasitë e rekomanduara dhe kur bën dëm

mishi kuq 1154x720

Për të kuptuar se si të përfshihet mishi i kuq në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, fillimisht është e nevojshme të përcaktohet se cilat lloje bëjnë pjesë në këtë kategori. Mishi i kuq nënkupton viçin, derrin, dhinë, delen dhe qengjin.

Në vendet perëndimore ka një konsum të tepruar të mishit të kuq, të përpunuar dhe të freskët, gjë që nuk justifikohet as nga vlera e lartë proteinike e këtyre ushqimeve. Për të plotësuar nevojën ditore për proteina dhe hekur nuk është e nevojshme të hani mish çdo ditë, por të fusni në dietë edhe peshkun, djathin, vezët, frutat e thata, bishtajoret dhe perimet.

Mishi i kuq është një burim i shkëlqyer i proteinave. Vlera biologjike, pra prania e aminoacideve thelbësore në përmasat e duhura, është e lartë. Qoftë mish viçi, derri apo qengji, ai është gjithashtu një burim hekuri. Mineralet e pranishme në mishin e kuq përfshijnë kaliumin, natriumin, fosforin, zinkun dhe selenin, ndërsa vitaminat e pranishme janë ato të grupit B.

Në vitin 2015, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), agjencia e OBSH-së që vlerëson dhe klasifikon provat e kancerogjenitetit të substancave, përcaktoi mishin e kuq si kancerogjen (klasa 2A e klasifikimit IARC) dhe mishin e kuq të përpunuar (salsiçet apo kremviçet) si padyshim kancerogjene (klasa 1 e klasifikimit IARC). Me fjalë të tjera, konsumimi i tepërt i mishit të kuq, veçanërisht mishit të përpunuar, rrit rrezikun e zhvillimit të disa tumoreve në raport me sasinë dhe shpeshtësinë e konsumimit.

Rreziku i mishit të kuq dhe atij të përpunuar varet si nga sasitë, ashtu edhe nga mënyra në të cilën disa përbërës ndërveprojnë me trupin. Klasifikimi i IARC, megjithatë, nuk na tregon asgjë për fuqinë kancerogjene të një substance në shkaktimin e kancerit. Për shembull, është teknikisht e gabuar të barazosh mishin e kuq dhe duhanin, edhe pse të dy janë në të njëjtën kategori IARC. Duhet thënë se nuk ka sasi absolute të rekomanduar të konsumit të mishit: rekomandimet e OBSH-së sugjerojnë një konsum të përgjithshëm të mishit të kuq më pak se 500 gramë në javë. Mbi të gjitha, duhet t’i kushtohet vëmendje gatimit, pasi në temperatura të larta mund të formohen përbërës kancerogjenë, të dallueshëm qartë në pjesët e nxira të mishit të djegur.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix10 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix11 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix11 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix11 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix11 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix11 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar11 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix12 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix13 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook