Mix
Ishte aksidentale. Zbulohet shkaku i vdekjes së Aaron Carter
Aaron Carter u gjet i pajetë në vaskën e shtëpisë së tij në 5 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas raportit mjeko ligjor, vdekja ishte aksidentale.
Aaron kishte konsumuar qetësues si Xanax që u gjet në trupin e tij pas autopsisë. Ai kishte thithur gjithashtu gazin që përdorej për të pastruar ajrin dhe thuhet se shkaktonte eufori.
Pra Aaron nuk kaloi në mbidozë dhe as nuk u vetëvra.
Ai ishte 34 vjeç dhe ishte vëllai i vogël i Nick Carter të Backstreet Boys. Në koncertet e tyre nisi edhe karrierën e tij.