Lidhu me ne

Mix

Çfarë duhet të bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj? 5 hapa të thjeshtë për të qenë më të shëndetshëm

5 hapa të thjeshtë për të qenë më tëFOTO: CANVA

Ne të gjithë do të donim që të kishte ndonjë përbërës të pazbuluar që mund të kuronte të gjitha shqetësimet tona shëndetësore sa hap e mbyll sytë. Fatkeqësisht, nuk ndodh kështu. Megjithatë, shkencëtarët kanë identifikuar recetën për një shëndet më të mirë dhe lidhet me: gjumin, ushqimin, stërvitjen, socializimin dhe menaxhimin e stresit.

Çfarë duhet të bëni për të përmirësuar shëndetin tuaj? Para së gjithash, duhet të bëni gjumë cilësor. Gjumi i keq gjatë natës vetëm sa do të ndikojë negativisht te përqendrimi gjatë ditës. Mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e problemeve me humorin, astmën, goditjeve në tru dhe jetëgjatësinë.

Më pas, ngrënia e një diete të shëndetshme është jetike për një shëndet të mirë. Trupi i njerëzve ka nevojë për gjëra të ndryshme, por studime të shumta shkencore kanë treguar se dieta mesdhetare është mënyra më e mirë për një jetë të shëndetshme. Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo dietë zvogëlon rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. (Për më shumë për dietën mesdhetare, klikoni këtu).

Aktiviteti fizik është gjithashtu tepër i rëndësishëm për një shëndet të mirë. Ekspertët rekomandojnë që njerëzit të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar çdo javë, si dhe aktivitete për forcimin e muskujve të paktën dy herë në javë. Hulumtimet kanë treguar se edhe 11 minuta ushtrime në ditë mund të ulin rrezikun e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare ose vdekjes së parakohshme.

Faktorët socialë dhe emocionalë meritojnë gjithashtu vëmendjen tonë kur bëhet fjalë për ruajtjen e shëndetit të mirë. Miqësitë e mira janë çelësi për të lehtësuar stresin tonë dhe për të përmirësuar mirëqenien emocionale.

Së fundi, menaxhimi i stresit është vendimtar për një shëndet të mirë. Stresi mund të përkeqësojë problemet shëndetësore si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe problemet kronike gastrointestinale dhe gjithashtu mund të shkaktojë ankth, nervozizëm, gjumë të keq, abuzim me substanca, shqetësim kronik etj. Një dietë e ekuilibruar, gjumi i mirëstërvitja, socializimi, teknikat e frymëmarrjes dhe meditimi mund të ndihmojnë në uljen e stresit.

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook