Lidhu me ne

Mix

Era e keqe e gojës – çfarë e shkakton dhe ushqimet që e largojnë

Era e keqe e gojës - çfarë e shkakton dhe ushqimet që e

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe.

Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit.

Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikacioni shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së keqe të frymës.

Problemet shëndetësore që lidhen me erën e keqe të gojës
Era e keqe e gojës apo ndijesia e shijes së keqe në shumë raste paralajmëron disa lloj sëmundjesh.

Ndër më kryesoret është ajo që ka të bëjë me dhimbët dhe mishrat e tyre.

Quhet Periodontis dhe ndodh në rastet kur indet preken nga inflamacioni.

Në këtë rast, arteriet e vogla të indeve të dhëmbit të cilat mbajnë oksigjenin dhe ushqyesit shkatërrohen duke bllokuar funksionin e indeve.

Kjo sëmundje shkaktohet nga sëmundje të tjera që mund të jetë i prekur trupi, nga pirja e duhanit, alkoolit si dhe higjena e dobët orale.

Në forma akute kjo sëmundje bëhet kronike.

Problemet e sëmundjes së Periodontis kanë nevojë për ndërhyrjen e dentistit.

Simptoma e ndijesisë së gojës së thatë gjithashtu shkakton erën e keqe të frymës.

Goja e thatë mund të jetë rezultat i mjekimeve të ndryshme që trupi merr për trajtimin e komplikacioneve shëndetësore.

Janë edhe shumë sëmundje të tjera të cilat shkaktojnë sëmundjen e gojës për të cilat duhet të bëni kujdes.

Disa prej të cilave janë infeksionet në aparatin e frymëmarrjes siç është pneumonia apo bronshiti, infeksionet kronike të sinuseve, diabeti,  niveli i lartë i aciditetit në stomak si dhe problemet e mëlçisë dhe veshkave.

Ushqimet që luftojnë erën e keqe të gojës
Higjena e gojës dhe pastrami i saj në mëngjes dhe në darkë është një faktor i rëndësishëm i erës së gojës ashtu si edhe mënyra e të ushqyerit.

Çaji jeshil apo i zi përmban një nivel të lartë antioksidantësh.

Sipas studimeve të fundit ka rezultuar se konsumimi i çajit të zi apo jeshil ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës kjo për shkak të fuqisë së tyre në shkatërrimin e baktereve që shkaktojnë erën e keqe në gojë.

Kosi është një produkt fantastik për higjenën e gojës.

Konsumimi i një gote me kos çdo ditë redukton nivelin e aromës së keqe në gojë. Efektet e mira të kosit vijnë për shkak të probiotikëve që ai përmban.

Uji është ilaçi natyral dhe burimi kryesor i mirëqenies së organizmit përfshirë këtu edhe shëndetin e gojës.

Konsumimi i ujit ndihmon në largimin e mbetjeve ushqimore nëpër dhëmbë.

Pirja e ujit nxit prodhimin e salivës, element që vepron si agjent pastrues në gojë.

Majdanozi dhe Borziloku, të dy këta përbërës ndihmojnë shumë në largimin erës së keqe së gojës sidomos kur konsumojmë hudhra apo qepë.

Ideale në përfitimin edhe e më shumë vlerave është kombinimi i hudhrave apo qepës me këto dy erëza gjatë konsumimit.

Mollët dhe Spinaqi janë dy përbërës fantastik në largimin e erës së keqe të gojës.

Mollët mund të konsumohen pas çdo fakti ushqimor, por edhe në mëngjes ndërsa spinaqi rekomandohet të konsiderohet më së shumti i pagatuar dhe sallatë.

AgroWeb.org

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook