Lidhu me ne

Kritike

Tallavaja e Ramës, banale si… si vetë qeverisja e tij!

Nga Florjan Binaj

Tallavaja e Ramës, banale si… si vetë qeverisja e tij!

Këtë javë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, pamë dhe hapjen e fushatës së PS, ku kryeministri po i shkonte lëng nga goja për mish qingji e qofte ndërsa dishepujve dhe adhuruesve të tij po u shkonte goja lëng për të…

Asnjë gazetar i pavarur ose i paanshëm i pranishëm, fundja ç’na duhen ata? Të thonë të vërtetën? Të na bëjnë ndonjë kamera të fshehtë? Të na kapin ndonjë bisedë të dikujt që nuk vjen aty se do vetë, por sepse partia shtet e do aty të qeshur, por të heshtur për garniturë…është njësoj si të pyesësh sallatën në një pjatë: Pse je si garniturë ti? As ajo nuk do ju kthejë përgjigje…

Lëre pastaj ajo pjesa kur kryeministri si bariu, thërret kopenë e kandidatëve dele të bashkive…Një tbrrrr ai dhe vraponin delet kush kërcen më lart, kush blegërinte më bukur, kush e adhuronte më shumë bariun…

Tallavaja e Ramës, banale si… si vetë qeverisja e tij!

Lëre pastaj sloganin: “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, kurrë më mbrapa, d.m.th kurrë më me ju se po të kthehesh mbrapa po këta kanë qenë prej 10 vitesh, pra e zbërthyer e përkthyer del: “Kurrë më me ne, por me ne”. Është pa sens, lëre pastaj po të analizoj pjesën e dytë të sloganit: Vetëm përpara, mos kanë dashur të thonë: Vetëm për para?

Atë natë, shpalosën edhe këngën e fushatës, nëse mund ta quajmë këngë sepse ngjante më shumë si improvizim tallava kur ke pirë alkool frenash të përzierë me antifrizë, vaj hidrauliku dhe graso…

Ndoshta është provokim dhe po mat reagimet, por mediat pranë tij e pompuan si këngën elektorale 2023. Aq shumë e mburrën këtë këngë turbo-folko-tallava-orientale saqë ka llafe se Joe Biden i tha stafit të tij: merrni mër shembull! Madje disa nga servilat e qeverisë i propozuan KM që ta fusë në UNESCO këtë këngë…

Në fakt, kjo kënga e fushatës, nëse e kanë seriozisht, është pasqyrim i qeverisjes, një muzikë me cilësi të ulët fare, tekst banal dhe që nuk thotë asgjë të vërtetë…si vetë qeverisja.

Njeriu që para 2 dekadash vinte në krye të Bashkisë Tiranë me këngën e Dr. Florit, një prej artistëve më të mirë të asaj kohe, sot, që i shan mediat kazan, vjen me një këngë që as në kazanin e plehrave të muzikës nuk do e gjeje…

Njeriu që para 19 vitesh na dukej më europiani nga politikanët, tani ngjan më orientali e i është drejtuar muzikës orientale për të joshur turmat e verbra.

“Ça po meno – hajde festo…”

Kush të festojë? Pensionistët që mezi shtyjnë muajin? Prindërit që mezi ia dalin çdo muaj, prindërit që i nisën fëmijët në emigrim? Të rinjtë e të rejat që lanë Shqipërinë? Këta të festojnë?

Kulmi i këngës nuk ishte ky, ishte pjesa kur thuhej: Ta hongsha zemrën!

Bravo, mbasi i hëngrët të gjithë hapësirat e gjelbra në mes pallateve, pasi i hëngrët të gjitha ndërtesat historike të Tiranës dhe Shqipërisë, pasi i hëngrët të gjithë lumenjtë për t’i bërë hidrocentrale, pasi i hëngrët të gjithë pyjet për t’i bërë dru për eksport, pasi e hëngrët të gjithë vijën bregdetare për investitorët strategjikë, pasi i hëngrët të gjithë pronat e pronarëve për t’ja falur investitorëve strategjikë ose miqve tuaj, pasi i hëngrët të gjitha hapësirat për kulla, pasi i hëngrët të gjitha kursimet e njerëzve me lloj-lloj taksash, gjobash, pasi i hëngrët të gjitha shpresat që ta bënit Shqipërinë si gjithë Europa, por po shpresoni që të bëhet e gjithë Europa si Shqipëria, tani keni edhe guximin të thoni, ta hongsha zemrën…Vetëm ajo ka mbetur.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar15 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix15 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix15 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix15 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix16 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix16 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar16 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix16 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix16 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook