Lidhu me ne

Radar

India lë pas Kinën për numrin e popullsisë

India Country Profile - National Geographic Kids

India ia kalon Kinës për numrin e popullsisë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara. Ky ndryshim shënon një moment historik të rëndësishëm për vendin e Azisë Jugore dhe do të ketë implikime të gjera për ekonominë, shoqërinë dhe ndikimin e tij global. Popullsia e Indisë është katërfishuar, nga 350 milionë banorë në vitin 1950 në rreth 1.43 miliardë njerëz sot. Ndërkohë, popullsia e Kinës, e cila arriti kulmin në 1.42 miliardë në vitin 2021, po bie gradualisht. Shifrat e përpunuara nga Al Jazeera tregojnë se India dhe Kina të marra së bashku kanë një popullsi prej 2.8 miliardë njerëz. Kjo do të thotë se një në tre njerëz në botë vjen nga njëri prej këtyre dy vendeve.

Rënia e Kinës

Për herë të parë që nga viti 1960, numri i vdekjeve në të gjithë Kinën e ka tejkaluar numrin e lindjeve. Sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Pekinit, numri i lindjeve në vitin 2022 ishte 9.56 milionë, ndërsa vdekjet ishin 10.41 milionë. Në vitin 1960, në Kinë pati një rritje të madhe të numrit të vdekjeve, që korrespondon me krizën më të madhe të urisë në historinë moderne të vendit. Në vitet që pasuan urinë, numri i lindjeve arriti në 33 milionë në vitin 1963. Pavarësisht se Kina i dha fund “politikës së saj të rreptë për një fëmijë” në 2016 dhe autorizon çiftet të kenë deri në tre fëmijë në vitin 2021, ndryshimi i politikës nuk e ka rikthyer rënien demografike.

Rënie e lindjeve edhe në Indi

Edhe në Indi, numri i lindjeve ka qenë në rënie që nga fillimi i viteve 2000, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se ai i Kinës. Nga rreth 23 milionë lindje në vitin 2022, ka më shumë të lindur në Indi çdo ditë (63 000) se kudo tjetër në botë. Në vitin 2021 dhe 2022, gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit, India regjistroi përkatësisht 13.3 milionë lindje dhe 12.8 milionë vdekje. Sipas parashikimeve të OKB-së, bazuar në trajektoren aktuale, numri i lindjeve dhe vdekjeve do të vazhdojë të konvergojë deri në vitin 2066.

Trendi i plakjes së popullsisë

Si shumica e pjesës tjetër të botës, popullsia e Kinës dhe e Indisë po plaken. Në Indi janë aktualisht 113 milionë fëmijë 0-4 vjeç, më shumë sesa e gjithë popullsia e Britanisë së Madhe (67 milionë), Gjermanisë (83 milionë) apo Egjiptit (110 milionë). Për pjesën më të madhe të viteve 1950 deri në vitet 1970, mosha mesatare e Indisë dhe e Kinës ishte rreth 20 vjeç. Megjithatë, duke filluar nga vitet 1980, të dy vendet nisën të ndryshojnë. Sot, mosha mesatare e Kinës është 38 vjeç, ndërsa ajo e Indisë është 10 vjet më e re, 28 vjeç.

Në vitin 1955, në Tokë kishte 2.8 miliardë njerëz. Sot, kaq është vetëm popullsia e Kinës dhe Indisë. Popullsia e botës pritet të katërfishohet nga 2.5 miliardë njerëz në vitin 1950 në 9.7 miliardë njerëz deri në vitin 2050.

MË TEPËR

Sport7 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix7 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix7 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix7 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix8 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix8 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix8 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix8 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix8 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix8 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook