Lidhu me ne

Kryesore

“Rama është i tmerruar se e di që do humbasë”, Berisha: Besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë

“Rama është i tmerruar se e di që do humbasë”,

Sali Berisha mbajti një fjalim në çeljen e fushatës së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se ky start i madh ka tmerruar Edi Ramën dhe është një garanci për suksesin e opozitës.

“Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do ta filloj me një falënderim shumë të veçantë për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, fjalët tuaja në këtë platformë ishin simfonia më e bukur politike që unë kam ndjekur ndonjëherë.”

“Kjo për faktin e vetëm se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ato ishin himne për qytetarin, ishin zotime përpara qytetarëve, ishin projekte për interesat e tyre.Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë.
Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit.”

“Rama është i tmerruar se e di që do humbasë”,

“Tek ndiqja fjalimet tuaja, dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi të mbajnë fjalën në këtë platformë, në mendje më vinin meqë jemi në stadium, ata kampionë që kam parë dhe duartrokitur në këtë stadium. Edhe ju sot jeni kampionët e lirisë, kampionët e fitores.”

“Kjo është arsyeja pse Edi Rama është tmerruar, Erion Veliaj është tmerruar.Një ditë famëzezë, që ditën lëpihen, kurse natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit. Ne do fitojmë!”

“Edi Rama, siç konstatoni, ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Është i tmerruar nga ju sepse ai e di se jeni misionarët e ndryshimit. Është i tmerruar se ai e di që do humbasë në mënyrë të turpshme më 14 maj. Atë e pret në mënyrë të pashmangshme, fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal.”

“Ai e di se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësit dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin. Nuk shpëton as se i vodhe vulën PD-së, nuk të shpëton as Soros, ky armik i egër i demokracisë shqiptare. Je krejtësisht i pashpresë. Edi Ramës dhe rilindjes i themi këtu: jemi shqiptarë, ne o budallenj. Besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë.
Ndryshimi është në duart tuaja. Bashkë do fitojmë!”

“Rama është i tmerruar se e di që do humbasë”,

“Thirrjen që ndjeva unë e keni ndjeri edhe ju. Sot jeni pishtarë shprese që ndriçoni të ardhmen e Shqipërisë. Zoti e bekoftë opozitën shqiptare, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Ju sot tregoni se shqiptarët nuk shiten, sepse nuk vini te ne se jeni të blerë me narkoeuro siç bën Edi Rama. Ju nuk vini te ne se u premtojmë privilegje apo vende pune, ju sot i tregoni çdo shqiptari se dinjiteti është dinjitet dhe se ne nuk jemi një popull që mund të mashtrohemi.”

“Sot sollëm shpresën, me 14 maj do të sjellim ndryshimin. Shqipërinë do e shpëtojmë dhe nuk ka forcë në botë që të na pengojë ne! Rroftë opozita shqiptare, ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë. Por ka ende shqiptarë që thonë ç’më duhet mua, sepse propaganda banale qeveritare qarkullon një sofizëm, sipas të cilës këta janë të gjithë njësoj.”

“Ne kishim të metat tona, por kurrë nuk krahasohemi me këta. Ne prisnim presidentin Xhorxh Bush, Edi Rama krenohej me mikun e ‘nderuar’ McGonigal, që e pret me padurim në sallën e gjyqit, në të njëjtën qeli do shkojnë Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, këta duan ta nxjerrin nga Arbitrazhi vetëm pse i gjobit për vjedhjet që kanë bërë.”

“Këta janë të gatshëm që të aplikojnë praktikat e izolimit të Enver Hoxhës, por ne kurrë nuk do i lejojmë. Ne dorëzuam pushtetin në kohën kur numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej çdo vit. Në tetë vite të pushtetit të tyre u larguan mbi 1 milionë shqiptarë. Ne nuk jemi njësoj. Ne dyfishuam rrogat dhe pensionet dhe i lamë në nivelet më të larta të rajonit. Këta i çuan pas 10 vitesh në nivelet më të uëlta të rajonit. Ne kishim gabime, por ishim në grabitje. Me këta, njerëzit dhe shoqëria bien poshtë e më poshtë.”

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook