Lidhu me ne

Mix

Ndahet nga jeta Mary Quant, stilistja që bëri trend minifundin

Ndahet nga jeta Mary Quant, stilistja që bëri trend minifundin

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare stilistja ikonë e modës britanike Dame Mary Quant. Lajmi u dha nga familja e stilistes, e cila konfirmoi se Dame u shua paqësisht në shtëpinë e saj në Surrey. Dame Mary ishte një ndër emrat më të mëdhenj të modës, ku krijimi i saj më i madh ishte revolucionalizimi i minifundit që shënoi epokën e viteve 60. Shenjat e Dame në fushën e modës nisën që në vitin 1955 kur ajo hapi dyqanin e parë Bazaar në vitin King Road.

Twiggy, e cila u bë një ikonë e stilit gjatë epokës, tha se Dame Mary kishte një ndikim të madh te vajzat e reja në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60”. “Ajo revolucionarizoi modën dhe ishte një sipërmarrëse e shkëlqyer”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale. “Vitet 1960 nuk do të kishin qenë kurrë të njëjta pa të.”

Ish-redaktorja e Vogue, Alexandra Shulman e quajti Dame Mary një “udhëheqëse të modës”. Familja e Mary e përshkroi atë si një nga stilistet më të njohura ndërkombëtarisht të modës të shekullit të 20-të dhe një novatore të shquar”. “Ajo hapi dyqanin e saj të parë Bazaar në King’s Road në vitin 1955 dhe talentet e saj largpamëse dhe krijuese krijuan shpejt një kontribut unik në modën britanike.”

Dame Mary është lavdëruar për dekada si një novatore. E ndjera mori frymëzim nga skena e kundërkulturës që lindi në perëndim të Londrës në vitet 1950, zona që u bë baza e saj. Duke marrë sugjerime nga stili Mod i cili përfshinte veshje sportive italiane ajo dizajnoi veshje që i bënin gratë të ndiheshin rehat. Dame Mary eksploroi dizajne gjeometrike, polka dhe luajti me pëlhura të reja, për të arritur një pamje moderne dhe lozonjare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport7 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix7 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix7 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix7 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix8 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix8 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix8 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix8 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix8 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix8 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook