Kritike
O Edvin o harbut, lekët tona ku i ke fut!
Duket si anekdodë po është e vërtetë. Kur kryeministri Rama shkoi të inspektonte punimet e autostradës që del nga Tirana deri tek kthesa e Rinasit, një nga drejtuesit e kompanisë që pati fituar tenderin e këtij segmenit iu drejtua shefit të qeverisë me modesti. “Më falni zoti Rama, por kam një pyetje: kam dëgjuar se autostrada do bëhet me 3 korsi. Mua më leverdis puna që kam marrë por nuk e kuptoj pse duhet bërë ky shpenzim. Le të zgjerojmë fillimisht rrugën dhe pastaj mbjellim pemët e vendosim ndriçimin”.
Pasi e dëgjoi Rama me arrogancë i’a ktheu: “Ti je ktu për të kryer punën që ke marrë përsipër, apo për të dhënë mend”.
Me kaq biseda e dëgjuar nga shumë dëshmitarë u mbyll, por ajo vlen të rikthehet sot në vëmendjen e gjithëkujt, kur sapo ka dalë lajmi se ky segment i autostradës do zgjerohet dhe se 60 milionë lekë palma do të shkojnë kot.
Lapsi.al e ka botuar këtë lajm po ashtu si dhe vëzhgimin për shpërdorimin e parave të Ecoparkingut përballë satadiumit Qemal Stafa, që u shkatërrua menjëherë sapo u ndërtua (lexo dy lajmet poshtë Lapsi.al).
Janë dy shembuj flagrantë të moskokëçarrjes dhe papërgjegjshmërisë flagrante në administrimin e parave publike.
Në rastin e parë, atë të autostradës, ky abuzim i shërbeu thjeshtë vanitetit të Ramës që donte një hyrje Tirane me palma dhe drita të kuqe, për të pritur homologët e tij, Vuçiç, Merkel, etj me një hyrje që do të shërbente si një tapet i kuq, për të ftuarit që do të bijtin në vendin e drejtuara nga politikani artist. Ajo e bëri atëhere Fatos Lubonjën të shkruante se ktëa edhe kozmetikën e qytetit e vënë në funksion të mashtrimit të të huajve.
Kurse rasti i dytë është me sa duket një simbol flagrant i moskokçarjes dhe voluntarizmit në vendimmarrje: Ai tregon se planet bëhen sot për nesër, se as Rama dhe as Veliaj nuk kanë projekte, se të dy bëjnë vetëm shfaqe sa për tu shfaqur një mbrëmje në ekranet e kontrolluar prej tyre dhe për ti hedhur hy syve njerzve. Përndryshe nëse kish plan për të shkatërruar stadiumin e vjetër dhe për të ngritur një të ri, pse duheshin harxhuar fonde për të ngritur parimi në vendin që vetëm pak muaj më pas do të shndërrohej në kantier?
Por si rasti i parë dhe i dytë, tregojnë një gjë të vetme.
Se këta dendy vanitozë nuk kanë asnjë dhemshuri për pasurinë tonë të përbashkët. Për taksat që mbledhin dhe për paratë e atyre të mjerëve që i fusin në burg se nuk kanë paguar 2 mijë lekë energji elektrike.
Përpos vjedhjes brutale me tendera e koncesione, ata po i rrjepin shqipëtarët dhe me investimet vanitoze e të panevojshme, që shërbejnë vetëm për të përkëdhelur egon e tyre të sëmurë.
Si pasojë e makutërisë dhe papërgjegjshmërisë ata po ngrenë një piramidë të rreme në këtë vend. Një ngrehinë iluzore që do të rezultojë krejt bosh kur njerëzit të kuptojnë se kanë përjetuar një ëndër të keqe. Dhe atëhere nuk do të jetë çudi, që si në rastin e piramidave reale, ata tu kërkojnë përgjegjësve llogari, se ku i kanë çuar paratë e tyre. (lapsi.al)
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu