Lidhu me ne

Radar

Veliaj për marrëdhënien me Ramën: “Kush na ka inot, kështu na paftë përnot”

Në intervistën e tij për “Milori Live”, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Rama.

Veliaj është shprehur se kanë një raport fantastik midis njëri-tjetrit dhe “Kush na ka inot, kshu na paftë përnot”, vijon ai.

“Unë kam 20 vjet që flas e shkëmbej batuta me Edin, në këtë punë, jashtë kësaj pune, kur kemi qenë në vitet e vështira të opozitës. Batutat në fakt filluan që tek sheshi Skënderbej. Batuta mund të bëjnë njerëz që e mbajnë batutën. Ne nuk tregojmë racizëm me njëri tjetrin. Pra asnjëri nuk i thotë tjetrit ti je ezmer natyral, jo po këto…

Tjetër një parti që e ka fyerjen si një mënyrë për të komunikuar me tjetrin, tjetër gjë dy njerëz sportiv që punojnë fort, po sigurisht edhe dëfrehen fort. Dje kishim sigurisht pjesën solemne te sheshi Skënderbej dhe i them plako, kemi dhe këtë gjënë në Farkë, se e bëmë një çik shumë serioze aty, kështu nisi muhabeti.

Plus i thashë më duket se ka ngjit kjo kënga, edhe jemi bërë një grup njerëzish. A më na çmendet tha, do shkojmë në katund tha, unë nga katundi vij tha do më çosh në katund prap. Erdhi aty dhe…

Raporti me të është fantastik. Kështu që është ajo që të thashë, “kush na ka inot, kshu na paftë përnot”, tha Veliaj.

Më tej, Erion Veliaj ka deklaruar se nuk ka asnjë ambicie apo plan që të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.

Ai theksoi ambicien e tij për bashkinë e Tiranës dhe për rezultate fituese në Vorë, Rrogozhinë, Kavajë e Kamëz.

Nuk e kam as ambicie, nuk e kam as në planet e mia. Jam sot, drejtoj Tiranën, qarkun. Kemi një ambicie shumë të madhe jo vetëm për Tiranën si bashki, por edhe për Kamzën sidomos, Vorën, Rrogozhinën dhe Kavajën. Unë nuk jam delirant, unë e di që luftojmë në një territor komplet të vështirë për ne. Kamza ka qenë historikisht bashki e djathtë, Kavaja, historikisht, 20 vjet përpara se të rroiste Saliu ka qenë deputet aty.

Vora ka qenë, imagjino ndodhi Gërdeci e gjëra, e prap bashki e djathtë. Jemi në një situatë ku Vorën e fituam bindshëm më 6 Mars, jemi në një situatë ku fituam Rrogozhinën. Rrogozhina ka qenë gjithmonë 50 me 50. Jemi në një situatë ku kemi fituar Kavajën, kemi Kamzën prej asaj që ndodhi në 2019. Dhe ky është një shansi ynë i parë për ta marrë Kamzën me një betejë reale. Jam në mënyrë të kujdesshme optimist për një rezultat fitues në të 5-ta bashkitë, kështu që kjo është ambicia ime, nuk kam ambicie të tjera”, tha ai.

Ndërtesat e vjetra nuk do të shemben!

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka mohuar shembjen e ndërtesave të vjetra 50-vjeçare. Ai u shpreh se deri më tani nuk ka një pasaportë për pallatet dhe secili prej tyre do ta ketë. Kjo do të thotë se nevojitet një analizë e ndërtesave për të ditur cilat janë problematikat në strukturën e tyre.

“Ligji thotë na duhet që të dimë, pra na duhet një check up i pallatit, ky ka mure mbajtëse apo lokali poshtë i ka nxjerrë dhe shyqyr i ka ruajtur Zoti? Pra këtu bëhet fjalë për të bërë një analizë të pallateve, sëidomos atyre të ndërtuar me punë vullnetare, 60-70 vjeç, për të ditur ku kemi nevojë për përforcime.

Në bazë të ndërhyrjeve diku do të duhet që të bëjmë përforcim, diku do të duhet që të bëjmë një mur mbajtës kur katet e paraa, lokalet, i kanë ndërruar, këtu bëhet fjalë  për të ndihmuar njerëzit, për të bërë nder e jo qeder”, u shpreh Veliaj.

Veliaj solli si shembull rinovimin e një ndërtese në qendër të Tiranës ku sipas analizës, rezultoi që ishte i nevojshëm vetëm përforcimi i kolonave dhe pallati nuk  u shemb. Kryebashkiaku theksoi se nuk ka asnjë ndërtesë në kryeqytet që duhet shembur.

“Së pari nuk kemi asnjë rast që duhet shembur, që ne nuk e kemi tashmë certifikuar tashmë për shembje prej tërmetit. Këtu bëhet fjalë për t’i paraprirë gjërave që do të vijnë”, vijoi ai.

i rikthehet çështjes së ujit të pijshëm që diskutohet nga opozita. Veliaj, i cili kandidon për mandatin e tij  të tretë, kujton një episod nga dita e tij e parë në bashki kur mori detyrën  dhe iu desh të përdorte tualetin. Për  habinë e tij, tualeti që përdoret nga personalitetet e rëndësishme shqiptare dhe botërore, funksiononte me një fuçi të madhe.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook