Lidhu me ne

Mix

Rrahjet e ngadalta të zemrës, përse ndodhin dhe si të veproni

Rrahjet e ngadalta të zemrës, përse ndodhin dhe si të

Rrahjet e ngadalta të zemrës njihet si bradikardia dhe shfaqet shpesh tek të rriturit e moshuar.

Çfarë do të thotë rrahje e ulët e zemrës?

Mjekët konsiderojnë se rrahjet e ulëta të zemrës janë 60 rrahje në minutë (bpm) dhe më poshtë. Në fakt, nëse keni bradikardi, do të keni një ritëm të ulët të zemrës në pushim nën 60, edhe kur jeni zgjuar dhe aktiv. Në të kundërt, një interval normal është 60 deri në 100 bpm kur jeni zgjuar.

Është shumë e mundur që të keni një ritëm të ngadaltë të zemrës dhe të mos përjetoni simptoma. Megjithatë, nëse keni simptoma, por i injoroni ato, ndonjëherë mund të shkaktojë probleme më serioze.

Konsultohuni me një ofrues të kujdesit shëndetësor nëse jeni duke përjetuar disa nga këto simptoma dhe keni një ritëm të ngadaltë të zemrës:

Mungesa e energjisë.

Qëndrueshmëri e ulët.

Marramendje.

Dobësi.

Dhimbje gjoksi.

Probleme me memorie.

Çfarë ritmi i zemrës është shumë i ulët?

Nëse rrahjet e zemrës suaj janë të ngadalta (nën 60 bmp), por nuk keni simptoma, nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Por është një ide e mirë të njihni shenjat e telasheve sepse bradikardia në disa raste kërkon trajtim.

Çfarë shkakton rrahjet e ulëta të zemrës

Shumë gjëra mund të sjellin një ritëm të ngadaltë të zemrës. Shkaqet e rrahjeve të ulëta të zemrës përfshijnë:

Mosfunksionimi i zemrës

Blloku AV

Mosha

Sëmundja ose gjendje të tjera mund të shkaktojnë gjithashtu bradikardi. Kjo perfshin:

Sulmet në zemër për shkak të sëmundjes së arterieve koronare.

Një infeksion bakterial në gjak që sulmon zemrën tuaj.

Inflamacion i muskujve të zemrës.

Funksioni i ulët i tiroides.

Një çekuilibër elektrolitik.

Shumë kalium në gjakun tuaj.

Kur duhet të shqetësoheni për rrahjet e ulëta të zemrës

Nëse jeni të shqetësuar për rrahjet e ulëta të zemrës, vizita te mjeku juaj mund të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve. Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor fillimisht do të pyesë për aktivitetet tuaja të zakonshme dhe do të kryejë një ekzaminim fizik.

Si ta parandaloni
Për të parandaluar çdo lloj sëmundje dhe problem me sëmundjet e zemrës, kini parasysh të mbani një peshë të duhur trupore. Gjithashtu të merreni me aktivitet sportiv, të menazhoni presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe nivelet e sheqerit. Nëse jeni duhanpirës, hiqni dorë dhe praktikoni një stil jetese sa më të shëndetëshëm dhe afër natyrës.

MË TEPËR

Sport21 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix21 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix21 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix21 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix21 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix21 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix22 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix22 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix22 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix22 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook