Lidhu me ne

Mix

Më pak seks, më pak jetëgjatësi

10 Sex Questions for Couples to Answer Together

Burrat e moshës së mesme dhe ata më të moshuar, që nuk kanë interes për seksin, priren të vdesin më herët se ata që kanë një jetëseksuale aktive. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Japoni, që shqyrton për herë të parë lidhjen midis seksit dhe jetëgjatësisë.

Shkencëtarët në Universitetin Yamagata kryen një studim nëntë-vjeçar që gjurmoi rreth 21 000 individë të profesioneve të ndryshme. Në shqyrtim u mor historia mjekësore e secilit prej tyre dhe nivelet e stresit. Vullnetarët në studim ishin burra dhe gra, nga shtatë qytete në të gjithë prefekturën Yamagata, të gjithë 40 vjeç e lart.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga profesori i shkollës mjekësore Dr Kaori Sakurada, përcaktoi se 8.3 për qind e më shumë se 8 500 burrave dhe 16.1 për qind e rreth 12 400 grave që morën pjesë nuk kishin asnjë interes për seksin e kundërt. Gjithsej 356 burra dhe 147 gra vdiqën gjatë studimit kërkimor nëntëvjeçar.

Ekipi i dr. Sakurada zbuloi se 9.6 për qind e burrave që nuk shprehën interes për seksin e kundërt vdiqën gjatë nëntë viteve, por vetëm 5.6 për qind që kishin thënë se ishin ende të interesuar për gratë vdiqën në të njëjtën periudhë kohore.

Studimi, i botuar në dhjetor nga revista shkencore online amerikane Plos One, nxjerr në pah njëfarë profile të meshkujve që nuk kishin interes për seksin. Shumica ishin duhanpirës, kishin abuzur me alkoolin në të kaluarën, kishin problem psikologjike, qeshnin rrallë ose kishin nivel të ulët arsimor.

Studiuesit thonë se te meshkujt, mungesa e interesit seksual tregoi një rrezik në rritje për vdekshmërinë nga kanceri.

Në çfarë mënyre ndikon mungesa e interesit seksual në shëndet dhe jetëgjatësi mbetet e panjohur, megjithatë shifrat tregojnë se mungesa e interesit tek meshkujt mund të lidhet me stilet e jetesës jo të shëndetshme, si pirja e duhanit, pirja e alkoolit dhe diabeti.

Studimi nuk gjeti lidhje të tillë mes seksit dhe jetëgjatësisë te femrat.

Interesi për njerëzit që ju rrethojnë, përfshirë seksin e kundërt, dhe bashkëveprimi me ta mund t’ju ndihmojë të qëndroni të shëndoshë mendërisht dhe të motiv për të jetuar. Komunikimi me njerëz të seksit të kundërt, në çfarëdo moshe të jeni, mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

thotë dr. Sakurada.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook