Lidhu me ne

Kioske

Tirana jam Unë, përralla e një kryebashkiaku

Nga Respublica.al

Ja kalon shumë shpejt faqet”, Erion Veliaj rrëfen për mashtrimin e tij -  Aktualitet

Ka një fushatë mediatike të kryebashkiakut të Tiranës e cila duket se bashkon në vetvete edhe elementët bazë të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Nga një takim në tjetrin, nga një studio në tjetrën, kryebashkiaku i një qyteti të pajetueshëm, ku dominon krimi sipas materiale që zbardhen me komunikimet e Gledis Nanos, me probleme parkimi, trafiku, shërbimesh e kështu me radhë, ndjek një taktikë të denigrimit të kundërshtarit, apo garuesit të PD-së.

Ata kështu, e ata ashtu, nuk bëjnë, nuk marrin vesh. Sot u mor me një fuçi uji që kishte gjetur ditën e parë në Bashki për të lënë të kuptohet se qytetërimi nisi me këta, bijtë e opingës së 1944-ës.

Kjo është përralla që shpërndan kryebashkiaku që hyn tek ata njerëz që kur i ke përballë dhe i dëgjon nis e mendon se çfarë duhet të bësh që të mbash pështjellimin nga humori që përpiqen të bëjnë e me të cilin për arsye të kushtëzimit bioizolues në perceptim qeshin me të madhe sa nuk ka. Fushata e mandatit të tretë ka pra një sens negativ të cilën mund ta përmbledhim: Jemi mirë, vazhdojmë kështu, sepse ata nuk bëjnë. Dhe vijon tallja si dikur me fabulat e ballistit që hante pula dhe partizanëve seriozë me Atdheun dhe fatet e tij.

Ky degradim në raport me komunikimin dhe qytetarët ka të bëjë sa me dobësitë tashmë terminale të opozitës që kemi, apo që ka zënë vendin, aq edhe me faktin se kjo gjuhë, kjo djerrinë leksikore dhe sintaksore, ky model referimi dhe analogjie prej brgadieri, i rri si kostum me porosi kryebashkiakut aktual. E ka organike atë, e kupton më mirë se çdo gjë tjetër, duke përfaqësuar shembullin e një njeriu të rëndomtë në vendimmarrje.

Patjetër që është vota që do përcaktojë se nga shkon drejtimi i qytetit, por vota po shndërrohet tashmë në alibi dhe mjet mbrojtjeje sesa zgjedhjeje. P.sh një kryebashkiak serioz, sikundër një kandidat serioz, do të duhet të debatonte mbi propozimin e transportit publik falas, nisur nga fakti reale se përbën një ndër problemet kryesore në kryeqytet. Pse nuk bëhet? Pse është e pamundur, sa duhet investuar e kështu me radhë, në mënyrë që fushata, edhe kjo që është të mos shndërrohet në shfaqje banale të një arroganti që e konsideron qytetin si dyqanin e vet.

Mbetet detyrim pra edhe ndaj vetes, edhe ndaj nevojës për të mbajtur një dinjitet publik sa për imazh, që diçka të premtohet, të shpaloset një program të cilin fundja e bëri dhe e prezantoi edhe Roland Bejko, që hyri në garë pa pritur dhe me shanse shumë të vogla për të arritur një rezultat domethënës.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook