Mix
5 ushqimet më të pashëndetshme në botë, nga të cilat duhet të hiqni dorë menjëherë!
Pse të gjithë dëshirojmë pjata kremoze, krokante dhe të skuqura? Sepse kanë shije të mirë, sigurisht! Por dëmet që këto ushqime shkaktojnë në trupin tonë janë të shumta, duke filluar nga fryrje të belit, kolesterol të lartë, rritje të presionit të gjakut e duke vazhduar me sëmundje vdekjeprurëse, si ajo e kancerit. Në këtë artikull do të gjeni 5 ushqimet më të pashëndetshme, nga të cilat duhet të hiqni dorë menjëherë..
Pijet e gazuara
Pothuajse të gjitha pijet e gazuara të njohura përmbajnë aspartam, një ëmbëltues artificial që fillimisht u krijua për të ndihmuar në humbjen e peshës, por që kohët e fundit është zbuluar se ka efekt të kundërt. E për më tepër mund t’ju ekspozojnë ndaj kancerit.
Ushqimet e skuqura
Përveç sasisë shumë të lartë të yndyrës dhe kalorive, problemi kryesor me këto ushqime është se ato janë inflamatore. Kjo vihet re sidomos te produktet me origjinë shtazore që gatuhen në temperatura të larta për një periudhë të gjatë kohore. Ekspozimi i vazhdueshëm, mund të kontribuojë në një rrezik në rritje të sëmundjeve kronike.
Ushqimi i Shpejtë
Ushqimi i shpejtë është i tepër i shijshëm, por shpesh është jashtëzakonisht i lartë në natrium dhe yndyrna të këqija. Kjo është arsyeja pse konsiderohet si një nga ushqimet më të pashëndetshme që mund të hani dhe ka qenë vazhdimisht i lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetit dhe obezitetit.
Pica e ngrirë
Edhe pse mund t’ju kursejë më shumë kohë, duhet të dini se këto lloj picash përmbajnë sasi të lartë të natriumit dhe aditivë ushqimor, që janë shumë të dëmshëm për organizmin.
Sallami
Mishi i përpunuar është në fakt më i dëmshmi. Këto lloje zakonisht bëhen nga mishi i kuq, i cili është i lartë në yndyrna të ngopura. Shpesh mishi i kuq i përpunuar shumë përmban nivele të larta të natriumit, si dhe aditivë si nitratet dhe nitritet. Hulumtimet kanë treguar se nitritet mund të shkaktojnë kancer dhe këto aditivë mund të kthehen në kancerogjene kur ekspozohen ndaj nxehtësisë së lartë.