Lidhu me ne

Radar

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, e vërteta që “i dhemb” Rilindjes

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, e vërteta

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. Ky është slogani që Partia Socialiste zgjodhi për fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Socialistët çelën dje fsuhatën dhe në mënyrë simbolike Rama, ministrat dhe kandidatët për kryebashkiakë mbollën pemë.

Socialistët vendosën të kursejnë jo vetëm paratë duke mos shpenzuar për pankarta sikurse Rama deklaroi në mbledhjen e Kryesisë së PS, por edhe ‘zërin’ duke hequr dorë nga tubime e mëdha, e duke u strukur në takime të vogla. Se sa do ta realizojë këtë Rama mbetet për t’u parë në vijim.

Por, për t’u rikthyer te slogani i PS, Rama i cili kërkon të shohë vetëm para e bën këtë me të drejtë. Ndoshta kryeministrit i lënë paksa shije të hidhur pamjet e viteve më parë, e ndaj ka zgjedhur që shikimin tani e tutje ta hedhë sa më larg, për të mos parë se ku ishte kabineti i tij dhe ku mbërriti sot.

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, e vërteta

Për shembull, Rama nuk do të donte të rikthente pas foton e famshme duke ngrënë makarona e cila u bë virale, e që nuk jep aspak imazhin e kryeministrit të një vendi.

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, e vërteta

As Elisa Spiropali nuk do të donte të shihte pas se sa ndryshime drastike ka pësuar. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e ka të qartë foton më poshtë, e cila dukshëm tregon se sa e ka ndryshuar imazhin e saj “Rilindja”.

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, e vërteta

Në këtë foto, Belinda Balluku ishte në kohën kur inspektonte rrugët, një pjesë e të cilave edhe sot (edhe pse i kanë kushtuar qeverisë miliona euro) janë të papërfunduara. Zv-kryeministrja humbi ndjeshëm peshë dhe u shfaq krejt papritur elegante dhe në formë. Ndaj slogani i “të vetëve” do t’i shkonte për shtat, sepse edhe Balluku do të zgjidhte të shihte vetëm përpara, kurrë mbrapa.

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, e vërteta

Darka e famshme e socialistëve te Nusreti bëri namin. Ndonëse qeveria nuk e përfill si ndonjë skandal, ajo darkë luksoze do të mbetet një “njollë” për PS-në, e cila harroi varfërinë dhe krizën që kishte kapluar vendin dhe shpenzoi një faturë “të kripur” nga taksat e qytetarëve për t’i bërë qejfin vetes.

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, e vërteta

As për lali Erin nuk mbeten pas ndryshimet. Veliaj, ëndrra është dhe do të mbetet mbjellja e pemëve, do të preferonte ta votonte sloganin “Vetëm përpara, kurrë mbrapa”, vetëm për të mos e parë ndryshimin që “Rilindja” i solli, nga një ish-MJAFT-ist në një kandidat “të lindur me këmishë”.

Megjithatë, slogani që Rama i servir qytetarëve si një ideal për ta shtyrë vendin drejt zhvillimit, nuk i fshin njollat që ka lënë pas Rilindja.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook