Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante / 10 organet e trupit tonë, pa të cilat mund të jetojmë

Mjeku tregun rastin e një operacioni, kur një pacienti i hoqën tre organe dhe vazhdoi jetë normale

10 organet e trupit tonë, pa të cilat mund të jetojmë

Njerëzit për arsye nga më të ndryshmet qofshin ato aksidentale apo për shkak të sëmundjeve janë të detyruar që të kryejnë ndërhyrje të caktuara duke hequr ndonjë organ. Ndoshta jo të gjithë e dinë por ka disa organe në trupin tonë pa të cilat ne mund të jetojmë, dhe madje të bëjmë një jetë normale.

Pa këto 10 organe mund të jetoni.

Mushkëria– Ju mund të keni pak mangësi në frymëmarrje, por të jetosh me një mushkëri është krejtësisht e mundur. Në vitin 1931, Rudolph Nissen, i cili operoi Albert Einsteinin, ishte kirurgu i parë që hoqi me sukses mushkërinë e një pacienti.

Veshka-Nëse sëmundja, dëmtimi apo helmimi pengon veshkat tuaja që të filtrojnë gjakun, ato duhet të hiqen. Ju mund të përballoni mjaft mirë të paturit të vetëm një veshke, por nëse i humbni të dyja, ju do të duhet të përdorni një makinë dialize.

Stomaku–  Një gastrektomi, kirurgjia për heqjen e stomakut, mund të jetë e nevojshme për të trajtuar kancerin ose ulcerat. Një gaztrektomi totale rezulton në lidhjen e ezofagut tuaj direkt me zorrën, e cila do të ketë një efekt afat-gjatë në ushqimin dhe tretjen.

Fshikëza e tëmthit– Me vendndodhje pak më poshtë se mëlçi, fshikëza e tëmthit depoziton lëngun për shpërbërjen e yndyrnave të ushqimit. Gurët e tëmthit të shkaktuara nga kolesteroli i lartë mund të kërkojnë heqjen e tëmthit.

Zorrët– Ka rreth 7.5 metër të zorrë të holla dhe të trasha në barkun tuaj dhe, nëse është e nevojshme, e gjithë kjo mund të hiqet, ndonëse thithja e ushqyesve më pas mund të jetë problematike.

Sytë– Jeta mund të jetë e vështirë pa të parit, ose pa sytë, por është e qartë se shumë njerëz jetojnë jetë përmbushëse, pa dhuratën e të parit.

Testikujt– Organet riprodhuese janë hequr disa herë për arsye mjekësore, zakonisht prej kancerit.

Apendisiti– A është ky një organ rudimentar, apo pjesë e sistemit tonë imunitar? Gjykimi mjekësor është ende i paqartë për këtë pyetje, por është e qartë se heqja nuk shkakton ndonjë problem.

Shpretka– Shpretkë juaj qëndron pak mbi stomak, në pjesën e majtë të trupit tuaj; ajo pastron gjakun dhe lufton infektimin. Por në qoftë se sëmundja apo plagosja kërkon heqjen e saj, organet e tjera mund të kompensojnë për humbjen e shpretkës.

Pankreasi– Ky organ i vogël qëndron pak nën stomak, dhe sekreton hormonet dhe enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit. Në disa raste të kancerit pankreatik, i gjithë organi mund të hiqet, edhe pse pacienti do të kërkojë hormone zëvendësuese.

Kirurgu u përgjithshëm, Fabjan Mustafaj, foli në lidhje me operacionet e vështira të trupit dhe kryesisht të organeve.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tregoi raste kur është dashur të heqin stomakun, pankreasin dhe një pjesë të zorrëve pasi ishin prekur nga kanceri.

Mjeku theksoi se personi jetoi falë lidhjes së organeve të mbetura, ndërkohë që kanceri ishte hequr.

“Kemi hequr disa organe. Kur kemi një kancer stomaku që ka infiltruar zorrën e  trashë, ka infiltruar dhe pankreasin, kemi bërë heqje të stomakut, heqje të një pjese të zorrës së trashë dhe heqje të pankreasit. Kemi siguruar  vazhdueshmërinë e jetës, duke bërë lidhjen e organeve të mbetura me zorrën  e hollë. Pankreasi mund të hiqet plotësisht, por qëndron vetëm një gjë, enzima që përmban pankreasi duhet t’i marrim nga goja, pra duhet të marrim ushqimet e duhura. Pankreasi është shumë i rëndësishëm por hiqet kryesisht për kancer”- tha ai.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar17 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix21 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix21 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix21 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook