Lidhu me ne

Mix

Zëvendësimi i peshkut me mish viçi ose pule në dietën mesdhetare mund të jetë më fitimprurës për trurin

Green Mediterranean Diet: Pros, Cons, and What You Can Eat

Përfshirja e viçit, pulës ose derrit në dietën tuaj mesdhetare mund të ndihmojë në parandalimin e Alzheimerit, tregon një studim i ri.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, zbuluan se një version i modifikuar i dietës së famshme që përfshinte ushqime nga dieta tipike me pak karbohidrat reduktonte nivelet e një neurotransmetuesi në tru të lidhur me rënien njohëse.

Dieta mesdhetare zakonisht përfshin peshk, fasule dhe arra si burimin kryesor të proteinave, por ky studim tregon se mund të zgjerohet edhe me mishra të tjerë me yndyrë të lartë.

Nëse mishi është i shëndetshëm për një person apo jo, është ende një debat. Ndërsa shumë prej tyre kanë theksuar vlerën e veganizmit në studimet e mëparshme, më shumë të dhëna tregojnë përfitimet e mishit të viçit dhe pulës në dietë .

Dieta mesdhetare përmban një dozë të madhe peshku, arra, manaferra dhe drithëra.

Në dekadat e fundit, studiuesit filluan të zbulonin se njerëzit që jetonin në këto rajone kishin shkallë më të ulët të Alzheimerit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kronike.

Me kalimin e kohës, ata mësuan se kjo ishte për shkak të dietës së tyre. Konkretisht, vajrat yndyrorë në peshk dhe vaji i ullirit janë vënë në dukje si një mrekulli për parandalimin e Alzheimerit.

Tani, në një studim të ri të botuar në revistën Alzheimer’s & Dementia, studiuesit zbuluan se përzierja e dietës së famshme me dietën keto mund të jetë po aq e vlefshme.

Dieta keto është rritur në popullaritet vitet e fundit. Ajo largon pothuajse të gjitha karbohidratet, dhe në vend të kësaj zëvendëson burimin kryesor të energjisë së trupit me yndyrë.

Njerëzit që praktikojnë dietën, duhet të shmangin bukën dhe ushqimet e tjera, në vend të tyre duhet të konsumojë perime dhe mishërat jo niseshte.

Ekipi i UCSD, i cili bashkëpunoi me studiues nga Universiteti Wake Forest në Winston-Salem, Karolina e Veriut, kombinoi dietat.

Ata mblodhën të dhëna nga 20 pjesëmarrës, 11 ishin konjitivisht normalë dhe nëntë kishin shfaqur shenja të dëmtimit të lehtë kognitiv.

Secilit iu caktua të hante ose një dietë të modifikuar keto-mesdhetare ose një dietë tjetër e cila ishte e ulët në yndyrë dhe e lartë në karbohidrate.

Ata do të ndiqnin dietën për gjashtë javë, pastaj do të bënin një pushim gjashtë-javor në mes, përpara se të merrnin dietën tjetër për gjashtë javë të tjera.

Mostrat e jashtëqitjes u mblodhën nga secili pjesëmarrës në fillim të studimit dhe pas çdo periudhe gjashtëjavore.

Studiuesit po kërkonin shenja të një neurotransmetuesi të quajtur acidi gama-aminobutirik (GABA) dhe mikrobet që janë përgjegjës për prodhimin e tij. 

Nivelet e larta të GABA-s, të lidhura gjithashtu me ankthin, besohet se shtojnë stresin në tru dhe plakjen e mëtejshme.

Kjo çon në më shumë pllaka dhe dëmtime të tjera në organin vital, duke shkaktuar rënie njohëse me kalimin e kohës.

Studiuesit zbuluan se nivelet e GABA dhe mikrobeve të lidhura me të ishin më të ulëta pasi një person kishte ngrënë dietën e modifikuar keto-mesdhetare, theksojmë se këta persona tashmë kishin disa dëmtime njohëse.

Kjo do të thotë se dieta që përfshinte të gjitha ushqimet kryesore të kuzhinës greke dhe spanjolle, por gjithashtu lejonte doza të mëdha mishi të pulës dhe viçit.

“Shpresojmë që të kuptuarit më të mirë të kësaj marrëdhënieje komplekse midis dietës, statusit njohës dhe shëndetit të zorrëve do të çojë në ndërhyrje të reja për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjen e Alzheimerit”, tha Dr Suzanne Craft, një mjeke e mjekësisë geriatrike në Wake Forest.

Megjithatë, efektet te njerëzit, truri i të cilëve ishte tashmë i shëndetshëm, ishin të kufizuara.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet11 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore11 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook