Lidhu me ne

Mix

Horoskopi ditor nga Paolo Fox

marrë nga revista DiPiu.

Dashi

Këtë të mërkurë 5, do të ndjeni që brenda jush të rritet ambicia dhe dëshira për të arritur rezultate të rëndësishme. Përderisa nuk largoheni nga rruga e drejtë, nuk duhet të keni frikë nga asgjë. Do të gjeni mbështetje nga kolegët gjatë rrugës – ndaj nuk keni pse t’i bëni të gjitha vetë. Është mirë t’i përkushtoheni ca profesionit tuaj, por përpiquni të mos e teproni, përndryshe do të jeni sërish të stresuar.

Demi

Do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë luhatjeve të humorit dhe të dini se si t’i menaxhoni më së miri ndryshimet e papritura të gjendjes tuaj shpirtërore, veçanërisht në familje. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, do të përfundoni duke debatuar me një prej tyre. Kjo e mërkurë 5 premton të jetë një ditë shumë e gjallë nga pikëpamja e marrëdhënieve: nëse lindin keqkuptime të vogla, do t’ju duhet të kërkoni mënyra të reja për të shprehur këndvështrimin tuaj.

Binjakët

Edhe nëse do t’ju duhet të përballeni me transformime të mëdha, në fund gjithçka do të shkojë për mirë. Do të bënit mirë të mendoni për një ide të re, një projekt të ri për të realizuar dhe me guxim të nisni një aventurë të re. E rëndësishme do të jetë të keni shumë durim, të ecni përpara me qetësi. Përkushtimi juaj nuk do të kalojë pa u vënë re.

Gaforrja

Yjet do t’ju inkurajojnë të jeni të kujdesshëm dhe të përpiqeni të shmangni gabimet e së shkuarës. Ju gjithashtu duhet të lironi veten nga disa angazhime, në mënyrë që të përqendroheni më mirë vetëm në ato që do t’ju bëjnë të rriteni dhe të ndjeheni mirë, profesionalisht dhe emocionalisht. Pse nuk ndani pak kohë për t’u kujdesur edhe për mendjen tuaj dhe jo vetëm për formën tuaj fizike?

Luani

Më në fund do të mund të largoni lodhjen e akumuluar ditët e fundit dhe të gjeni pak më shumë relaks. Do të bëni mirë të hidheni në nisma të reja, por kini kujdes që të mos filloni një projekt që shkon përtej aftësive tuaja reale. Nëse mëngjesin e kësaj të mërkure ndjeni një frenim të brendshëm ose disa shenja lodhjeje, përpiquni t’i kapërceni këto përpara se të shkoni në punë.

Virgjëresha

E mërkura do të jetë dita ideale për të bërë njohje të reja, për të takuar njerëz interesantë që mund t’ju mësojnë shumë gjëra, por ju do të duhet të lini mënjanë kokëfortësinë dhe t’i dëgjoni mendjehapur. Është koha për t’u përqendruar shumë, veçanërisht kur flitet për të ardhmen tuaj dhe sidomos për ndryshimet që do të marrin formë dhe do të kenë ndikim në vijimësinë e jetës tuaj. Kufij nuk ka!

Peshorja

Do t’ju duhet të vendosni veten në perspektivën e një plani të ri angazhimi dhe pune intensive dhe të mos prisni që fati të vijë nga lart. Tani për tani duhet t’i vendosni vetes synime të reja dhe të jepni zemrën dhe shpirtina për t’i arritur ato. Nëse ndonjëherë hasni në një situatë në dukje të vështirë, përpiquni të qëndroni objektivë dhe mos e gjykoni bazuar në të kaluarën tuaj.

Akrepi

Do të jeni gati të përballeni me sfida të reja profesionale. Mundohuni të mos frenoni krijimtarinë tuaj të pakontrollueshme: mendimet kufizuese vetëm sa do të bllokojnë përparimin. Madje mund të aspironi për diçka që do të ketë një ndikim pozitiv në jetën tuaj. Harrojini diskutimet e kota, ecni përpara.

Shigjetari

Nesër do të rikuperoni më në fund situatën tuaj duke pasur qetësi dhe vetëbesim. Do të bënit mirë t’i shfrytëzoni sa më shumë, të ndërmerrni ndonjë projekt të ri, por jo përpara se ta studioni shumë mirë. Këto ditë ju ftojnë të merrni një qëndrim më të vëmendshëm, të shikoni brenda vetes. Po ashtu nund të silleni në mënyrë të përulur dhe spontane, edhe kur keni të bëni me njohje të rëndësishme.

Bricjapi

Nesër do t’ju duhet të punoni me guxim për projektet tuaja, të investoni të gjitha energjitë për të arritur në vijën e finishit. Është një periudhë e mirë për të mbrojtur deri në fund idetë tuaja dhe njëkohësisht për t’i dhënë hapësirë ​​ndjenjave, dashurisë. Do të bënit mirë të stërvitni edhe mendjen dhe jo vetëm trupin: pse nuk i kushtoni pak kohë një aktiviteti që mund t’ju japë stimuj të rinj mendorë?

Ujori

Do t’ju duhet të armatoseni me shumë durim, këmbëngulje dhe të përpiqeni të kapërceni drojën që ju karakterizon. Duke vepruar kështu, do të jeni në gjendje t’i arrini qëllimet tuaja më shpejt se sa mendoni. Nëse veproni me më shumë vendosmëri atëherë dhe vetëbesimi rritet. Kjo do të mund të arrihet edhe në sajë të miqve tuaj më të ngushtë, njerëzve që ju duan.

Peshqit

Nëse e gjeni veten në vështirësi, duhet të lini mënjanë egon dhe izolimin dhe të kërkoni ndihmë nga një person i besuar: ai/ajo do të jetë i/e lumtur t’ju japë një dorë. Në punë do të bëni mirë të gjeni mënyra të reja për t’i parë gjërat, duhet të keni një qasje më inovative ndaj projekteve. Mendoni të vendosni të investoni disa para për një projekt të ardhshëm.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook