Lidhu me ne

Aktualitet

Rinia në qeverisjen e RILINDJES / 32% e 20-vjeçarëve as në punë, as në shkollë!

Teksa ekonomia e vendit në këto 30 vite tranzicioni është rritur nga viti në vit, përfitimet nga rritja nuk po reflektohen tek kapitali human, sidomos tek të rinjtë. Pas emigracionit të lartë të viteve, zhvillimet e brendshme në sistemin arsimor dhe tregun e punës për të rinjtë tregojnë përkeqësim.

Një botim i fundit i INSTAT mbi mirëqenien e adoleshenteve tregoi se për vitin se në vitin 2021 gati 32 për qind e 20-vjeçareve nuk ishin në shkollë dhe as në punë.

Gati një e treta e e grupmoshës 20-24 vjeç nuk bën asgjë për formimin profesional qoftë nga arsimi qoftë nga tregu i punës.

Gjendja e të rinjve sot është pasqyra e se nesërmes së shoqërisë. Synimet për tu larguar nga vendi po i mbajnë të rinjtë larg shkollës dhe tregut të punës, teksa shifrat tregojnë për një braktisje të lartë të arsimit bazë. Për të rinjtë, procesi i arsimimit dhe formimit profesional, është parësor dhe i paraprin karrierës së mëvonshme profesionale, prandaj dhe sa më herët në moshë, aq më të zënë janë të rinjtë me procesin e mësimit dhe, si rrjedhim, ka më pak pjesëmarrje në tregun e punës

Anketa e INSTAT tregon se, mosha 15-19 vjeç, në pjesën më të madhe, është ende e angazhuar në arsim dhe janë të paktë të rinjtë që ndjekin shkollën dhe njëkohësisht kryejnë ndonjë punë, si punë verore, në fundjavë, apo pas mësimit.

Mosha 20-24 vjeç ka një ndarje më të barabartë midis punësimit dhe arsimit, por shqetësues mbetet fakti se një pjesë e madhe të rinjve që nuk janë, as në punë, por as duke ndjekur shkollën apo ndonjë trajnim të cilët përbëjnë 32 për qind të kësaj grup-moshe.

Ky grup është i konsiderueshëm edhe në grup-moshën 25-29 vjeç. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 30 % kësaj grup-moshe nuk është as në punë dhe as në shkollë. Në këtë grup-moshë bie në sy një përqindje më e madhe e femrave në krahasim me meshkujt që as nuk mësojnë as nuk punojnë.

Kërkesa për punë rritet së bashku me shkallën e punësimit dhe pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, dhe të rinjtë shpesh kanë vështirësi për të gjetur punë.

Rënia e shkallës së papunësisë fillon që pas moshës 25 vjeç, por edhe për grup-moshën 15-29 vjeç është pothuajse dyfishi i treguesit që i referohet popullsisë në moshë pune.

Nga ana tjetër treguesit e arsimit tregojnë braktisje të lartë të arsimit bazë dhe rikthimit të analfabetizmit në nivele të frikshme.

Në vitin shkollor 2021-2022 u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grup-moshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grupmoshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018. Kjo shifër tregon se 8 për qind e grup-moshës 6-14 vjeç do të jenë analfabet pa aftësitë bazë. Aftësimi i fëmijëve është pasqyra e së nesërmes së ekonomisë tonë.

Fenomeni i braktisjes së shkollës që u rrit gjatë pandemisë u përforcua edhe më tej gjatë vitit 2021 në vend që të ulej pas kthimit të vendit në normalitet.

Anketa më të detajuara që lidhen me emigracionin tregojnë se braktisja e shkollës në arsimin bazë në nivele të larta lidhet me zhvillimet e vrullshme demografike. Në fshatrat e thella të vendit shkollat mungojnë ose mësimi është i organizuar me klasa kolektive me një rënie drastike të cilësisë. Në vend është kthyer braktisja e shkollës e sidomos nga femrat.

/MONITOR

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook