Lidhu me ne

Mix

CEO i Apple Tim Cook tregon çfarë bën ai për të qetësuar mendjen nga stresi i punës!

CEO i Apple tregon çfarë bën ai për të qetësuar

Nëse po kërkoni një mënyrë për të qetësuar kokën, thjesht bëni një hap jashtë. Të paktën, kështu bën CEO i Apple, Tim Cook. 62-vjeçari menaxhon një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, me 2.62 trilionë dollarë kapital tregu, duke krijuar një gamë të gjerë presionesh dhe përgjegjësish. Dalja në natyrë i lehtëson ato tensione dhe e ndihmon Cook të qetësohet mendërisht, tha ai për GQ të hënën.


Cook i ka kaluar 20 vitet e fundit në Silicon Valley dhe aktivitetet si ecja në këmbë dhe lundrimi me kanoe mund të mbeten në hije nga kampuset e shkëlqyera të startup-eve të teknologjisë. Por ndalesat e tij të mëparshme në Karolinën e Veriut dhe Kolorado e nxorën jashtë flluskës së tij gjigante

CEO i Apple tregon çfarë bën ai për të qetësuar
“Aty jashtë ishte gjithmonë e aksesueshme, përveç ndonjë stuhie të rrallë bore apo diçka tjetër. Gjithmonë mendoj për shëtitjet dhe gjërat që më qetësojnë vërtet mendjen kur jam në punë.”, u shpreh Cook


Dalja jashtë flluskës së teknologjisë të Zonës së Gjirit ndihmon, shtoi ai: “Mund të ecni në shumë vende të ndryshme. Është pothuajse një mëkat të mos dalësh dhe ta shijosh këtë vend.”

CEO i Apple tregon çfarë bën ai për të qetësuar
Mjekët po sugjerojnë gjithnjë e më shumë shëtitje në natyrë, ndonjëherë krahas medikamenteve, për të ndihmuar pacientët me simptoma të ankthit dhe depresionit deri te stresi dhe mbipesha, sipas një punimi të vitit 2020 në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimit Mjedisor dhe Shëndetit Publik.


Sipas një studimi të vitit 2019-të, nëse kaloni 120 minuta në natyre, parqe, pyje, plazhe mund të keni mirëqenie pozitive, kryesisht ata njerëz që jetojnë në zona urbane.


Cook, i cili ka një vlerë neto prej 1.8 miliardë dollarësh, nuk është i vetmi miliarder që i jep përparësi kohës në natyrë. Oprah Winfrey ka një ritual të përditshëm ecjeje dhe njihet si një kopshtare e etur. Mark Zuckerberg shkroi në vitin 2020 se ai ndonjëherë shkon për gjueti kur ka kohë të lirë.

CEO i Apple tregon çfarë bën ai për të qetësuar
“Edhe nëse keni vetëm disa minuta, mendoni të bëni një shëtitje ose të hani një vakt jashtë,” shkroi Jared Hawkins, terapist dhe asistent profesor në Universitetin Shtetëror të Utah. “Ta çosh vëmendjen te vështrimi e pemëve, zhurma e zogjve ose ndjesia e erës mund t’ju ndihmojë të jeni të ndërgjegjshëm dhe të ulni stresin.”

Ju gjithashtu mund të bëni ecje, peshkim ose të shikoni yjet, përveç kopshtarisë dhe piknikut në vendet e natyrës, rekomandoi Hakins

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix19 orë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix19 orë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix20 orë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar21 orë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix21 orë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Mix21 orë më herët

Gruaja e Adam Sandler luan në shumë nga filmat e tij?

Prej më shumë se dy dekadash, filmat e Adam Sandler fshehin një detaj të bukur që pak fansa e dinë:...

Mix21 orë më herët

Princ Harry nuk qenka shumë i lumtur që Meghan Markle përdor fëmijët për reklamë

Zërat thonë se princ Harry “nuk është shumë i lumtur” me Meghan Markle-in, që përdor fëmijët e tyre për të...

Radar22 orë më herët

Rama: Më 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se çdo lëkundje më 11 maj do të ishte fatale për vendin....

Radar22 orë më herët

Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet...

Facebook