Lidhu me ne

Mix

Tom Cruise hoqi dorë nga fëmijëria për t’u kujdesur për nënën dhe motrat e tij!

Si Tom Cruise hoqi dorë nga fëmijëria për t'u kujdesur

Me gjithë suksesin dhe magjepsjen që rrethon të famshmit, shpesh harrojmë se ata janë qenie njerëzore njësoj si ne. Disave u është dashur të bëjnë sakrifica të mëdha dhe të kalojnë një fëmijëri të komplikuar për të arritur këtu ku janë sot. Një shembull i tillë është Tom Cruise, i cili duhej të rritej shumë shpejt për t’u kujdesur për nënën dhe motrat e tij.

Para se të na magjepste me pamjen e tij dhe të bëhej një aktor, producent dhe atlet i suksesshëm, Tom jetoi një fëmijëri të vështirë. Atij iu desh të merrte përgjegjësi të rëndësishme në moshë shumë të re dhe duhej të hiqte dorë nga fëmijëria për të mbajtur familjen.

Si Tom Cruise hoqi dorë nga fëmijëria për t'u kujdesur

Ylli i Top Gun ka lindur në Nju Jork në vitin 1962. Djali i mësueses Mary Lee dhe inxhinierit Thomas Cruise, u rrit në një shtëpi me tre motra. Familja e tij shpesh lëvizte për shkak të punës së babait të tij, ai ndryshonte vazhdimisht punë dhe kishte një karakter mjaft shpërthyes.

Tom luftoi shumë në shkollë gjatë fëmijërisë së tij, pasi kishte ndjekur 14 shkolla të ndryshme dhe ishte diagnostikuar me disleksi në moshën shtatë vjeçare. Përfundimisht, kur ai ishte 11 vjeç, nëna e tij vendosi ta ndahej nga babai i tij dhe të jetonte me djalin dhe vajzat e saj në Kentaki. Mary u detyrua të kujdesej vetëm për katër fëmijët e saj dhe bëri tre punë për të mbajtur familjen. Aktori kishte krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e tij dhe e mbështeti në gjithçka që i nevojitej. Mary zbuloi se djali i saj i ëmbël donte ta bënte të ndihej mirë.

Si Tom Cruise hoqi dorë nga fëmijëria për t'u kujdesur
Fatkeqësisht, stresi dhe ngarkesa e punës ndikuan në shëndetin e Mary-t, duke bërë qw trupi i saj të zhvillonte hernien diskale. Kjo do të thoshte se ajo nuk mund të kujdesej më vetëm për familjen e saj.

Tom duhej të piqej më shpejt se fëmijët e tjerë. Që në moshën 11-vjeçare, ylli i Mission Impossible filloi të punonte për të mbështetur nënën dhe motrat e tij. Djali shpërndante gazeta, kositte bar në shtëpitë e fqinjëve dhe pastronte, gjente çfarëdo pune për të ndihmuar në shtëpi.

Megjithëse marrëdhënia midis adoleshentëve dhe prindërve të tyre mund të kalojë disa ulje-ngritje, ajo e Tomit dhe Mary-t ishte ndryshe. Nëna e tij ishte gjithmonë shoqja e tij më e mirë dhe ai përdorte të gjitha paratë që fitonte nga puna për të siguruar familjen e tij.

Që në moshë të vogël, Tom kishte shfaqur interes për aktrimin dhe ishte shumë i talentuar. Si djalë i ri, ai bënte skica të vogla të komedianëve të tij të preferuar ose imitonte personazhet e animuara dhe audienca e tij më besnike ishte nëna e tij. Pra, edhe pse ndjeu nevojën për t’u kujdesur për të dhe për të shtyrë ëndrrat e tij, ishte Maria ajo që e inkurajoi të merrte pjesë në shfaqjen e tij të parë në shkollën e mesme.

Si Tom Cruise hoqi dorë nga fëmijëria për t'u kujdesur
Kur Tom ishte 16 vjeç, nëna e tij u martua përsëri, kështu që i riu më në fund u ndje gati për të ndjekur ëndrrat e tij në industrinë e filmit. Në moshën 18-vjeçare, ai vendosi të transferohej në Nju-Jork dhe i premtoi Mary-t dhe njerkut të tij, Jack South, se në 10 vjet, ai do të kishte një karrierë të suksesshme aktrimi. Të dy e mbështetën dhe nëna e tij u bë udhërrëfyesja në rrugën e tij drejt suksesit.

Edhe pse Tom fitoi njohjen e kritikës dhe fansave në një kohë shumë të shkurtër, atij nuk i hipi vetja nw qejf nga suksesi dhe etika e fortë e punës e ka mbajtur në krye për 40 vjet. Ai është i vetëdijshëm se shumë nga arritjet ia detyronte pikërisht nënës së tij, e cila e mësoi të punojë shumë, të jetë i durueshëm dhe i vendosur.

Si Tom Cruise hoqi dorë nga fëmijëria për t'u kujdesur

Edhe pse Cruise është një nga yjet më me ndikim të Hollivudit, fama nuk e mbajti kurrë larg nga Mary. Aktori kaloi shumë tapete të kuqe me nënën e tij dhe e tregoi me krenari sa herë që mundi. Për më tepër, Tom vazhdon të kujdeset për motrat dhe nipat e tij, të cilët kalojnë shumë kohë me të në shtëpi.


Mary Lee ndërroi jetë në vitin 2017, dhe megjithëse shëndeti i saj ishte përkeqësuar dhe ajo ishte larguar nga sytë e publikut gjatë viteve të fundit, trashëgimia e saj në zemrën dhe karrierën e Tomit do të mbetet gjithmonë. Aktori e mbajti pranë vetes deri në fund të ditëve të saj dhe na tregoi se një nga gëzimet më të mëdha që mund të përjetojmë është të shpërblejmë të gjithë dashurinë që na kanë dhënë të dashurit tanë.

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook