Mix
Mbretëresha Elizabeth refuzoi t’i plotësonte dëshirën e fundit Eduard VIII, edhe pse ai po vdiste
Një dokumentar i ri i titulluar “Kurora e vërtetë: Brenda Shtëpisë së Windsor”, me premierë më 20 prill nxjerr në dritë pretendimin e infermieres së Edward VIII se Mbretëresha Elizabeth kishte refuzuar të përmbushte dëshirën e tij të fundit, t’i jepte gruas së tij, Wallis Simpson, titullin “madhështia e saj”. Duka i Windsor vdiq dhjetë ditë më vonë.
Kujtojmë se Eduardi kishte hequr dorë nga froni në vitin 1936, në mënyrë që të martohej me partneren e divorcuar amerikane. Pas martesës, çifti kaloi pjesën tjetër të jetës së tyre në mërgim në Francë. Fronin e mori më pas Xhorxhi, babai i Elizabetës, i cili madje siguroi një pagesë jo të vogël për të vëllain, për të ruajtur stilin e tij luksoz të jetesës.
“Ai ishte shumë i sëmurë,” kujton infermierja e Eduardit në dokumentar, për ditën kur ai takoi mbretëreshën. “Ai duhet të peshonte në atë kohë 40 kg dhe nuk hante fare. Por ai ishte i shqetësuar për pamjen e tij. Ai këmbënguli të ulej në një karrige, jo në shtrat dhe të vishte rroba që do të fshihnin dobësinë.”
Ironia është se vizita e fundit e Mbretëreshës tek Edward dhe Wallis Simpson ishte gjithashtu e para e saj. Megjithatë, ajo nuk dukej e prekur nga takimi i tyre, sipas infermieres: “Ajo i tha jo, edhe në atë ditë të trishtë. I lëndoi zemrën. Kjo ishte gjithçka që ai donte… ai titull për të. Ishte njësoj si ta qëllonin me shuplakë”.
Duka i Windsor vdiq dhjetë ditë më vonë, më 28 maj 1972, një muaj para ditëlindjes së tij të 78-të