Kryesore
Eduard Ndocaj shkruan në “Facebook” se… Eduard Ndocaj rikthehet fuqishëm në PS
Rrallë ndodh, për të mos thënë asnjëherë, që ndokush, në rrjetet sociale, t’i drejtohet vetes me “shumë respekt”, duke folur për veten në vetën e tretë. Por ja që, mes nesh ekziston një personazh që nuk nguron ta bëj këtë. Këtë e bën deputeti Eduard Ndocaj, i njohur si “kaubojsi”, i cili nuk heziton të shkruajë për vete, me superlativa në “Facebook”, sigurisht edhe me shumë respekt, duke ju drejtuar vetes në vetën e tretë.
“Eduart Ndocaj rikthehet më fuqishëm se kurrë tek PS. Sonte, Eduart Ndocaj është parë në krahë të Kryeministrit Rama në një situatë krejt të qetë e miqësore.
Siç shihet edhe nga fotot Ndocaj e Rama kane rigjetur miqësinë e vjetër. Këto foto u bënë tek inaugurimi i stadiumit “Loro Boriçi”. Shume persona u munduam me çdo kusht ta prishnin miqësinë Rama-Ndocaj, por siç shihet nga fotot nuk ja dolën. Ndocaj është një faktor shumë i rëndësishëm në Veriun e Shqipërisë. Ndocaj po jep kontribut të rëndësishëm për zgjedhjet e PS në Dibër dhe ai tashmë identifikohet me krenari me logon e PS”, shkruan Eduard Ndocaj në “Facebook”, duke postuar edhe një galeri me një duzinë e gjysmë fotosh… Bravo z. Ndocaj që shkruan për deputetin Ndocaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu