Lidhu me ne

Radar

Pas xhamisë, Veliaj në Kishën Katolike: Në vigjilje të Pashkës kemi shumë nevojë për dashuri

Veliaj në Kishën Katolike: Në vigjilje të Pashkës kemi

Vigjilja e Pashkës, Veliaj inspekton punimet në Kishën Katolike te “Rruga e Kavajës”: “Është koha për bashkim dhe jo përçarje”

Këtë të shtunë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në Kishën Katolike në “Rrugës e Kavajës”. Ai tha se në vigjilje të Pashkës kemi shumë nevojë të kujtohemi se dashuria e mund urrejtjen dhe se bashkimi e mund përçarjen.

Veliaj në Kishën Katolike: Në vigjilje të Pashkës kemi

“Më vjen mirë që kisha është dyfishuar si hapësirë. Ne, si bashki, kemi bërë vetëm detyrën, sepse besoj se pjesa më e vështirë nuk është ndërtimi fizik, por ndërtimi shpirtëror për komunitetin. Uroj të jetë një Pashkë e bekuar! Ju falenderoj shumë që më pritët në gjirin tuaj. Ndoshta, kemi më shumë nevojë se kurrë për kujtesën e Pashkës, se jeta e mund vdekjen, se dashuria e mund urrejtjen, se bashkimi e mund përçarjen. Komuniteti katolik është ndoshta një nga komunitetet më të persekutuara nga regjimi komunist, dhe fakti që sot, jo vetëm në fjalët e tua, Padër Zef, por edhe në fjalët e komunitetit, nuk ka urrejtje, nuk ka mëri, nuk ka inat, përkundrazi me shumë përulësi, jo duke harruar të kaluarën, por duke parë nga e ardhmja dhe duke ecur përpara, besoj se i shërbejmë më mirë të gjithëve. Ne do mundohemi të bëjmë pjesën tonë dhe unë jam vërtetë krenar që bëmë shkolla, kopshte, çerdhe, por pa pjesën shpirtërore misioni ynë ishte si i ndërprerë në mes”, tha Veliaj.

Veliaj në Kishën Katolike: Në vigjilje të Pashkës kemi

Kryebashkiaku shtoi se një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë. “Çfarë rastësie që, në Muajin e Ramazanit, kemi edhe Pashkën Katolike, Protestante, edhe Pashkën Ortodokse, si për të na dhënë një mesazh se një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë. Një qytet i mirë nuk është monopol i askujt, ka hapësirë për besimet, ka hapësirë për moshat, ka hapësirë për prejardhjet nga të gjitha cepat e Shqipërisë, por edhe të botës”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Padër Zefi falenderoi kryetarin e Bashkisë për mbështetjen e dhënë për Kishën dhe besimtarët katolikë. “Dëshiroj t’ju falenderoj nga zemra për gjithçka keni bërë, sepse keni bërë shumë. Ju falenderoj shumë edhe për gatishmërinë dhe gjithçka që keni bërë për komunitetin tonë”, tha ai.

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix11 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet18 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore18 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook