Lidhu me ne

Radar

Ish-badigardi i Vladimir Putin arratiset në Turqi dhe rrëfen gjithçka: Nuk shkon asnjëherë në shtrat para orës 2, s’përdor as celular, as internet

Ish-badigardi i Putin arratiset në Turqi dhe rrëfen gjithçka:

Ashtu si një monark i shqetësuar se ata përreth tij mund ta duan atë të vdekur, presidenti rus Vladimir Putin ka një sistem sigurie që mund të përkufizohet me paranojën. Ushqimi gatuhet vetëm për të nga një kuzhinier i posaçëm, për t’u kontrolluar më pas nëpërmjet testeve që kryhen nga qendra e sigurisë biologjike.

Inxhinierë dhe zjarrfikës udhëtojnë gjithmonë me të për të studiuar dokumentacionin teknik përkatës dhe për të kontrolluar nëse ndërtesat ku ai hyn janë në përputhje me standardet. Të gjithë punonjësit e ndërtesave ku ai shkon janë detyruar të vaksinohen kundër Covid. Për ata që janë afër Carit, janë ende në fuqi masat e rrepta të pandemisë. Detajet i ka zbuluar Gleb Karakulov, ish-kapiteni i shërbimit roje të Federatës Ruse (FGS). Intervista e tij për Dossier Center, do të tingëllonte si një përrallë nëse nuk do të ishte për Putinin.

Karakulov punoi me presidentin rus deri në mes të tetorit 2022. Më pas arriti të arratisej në Turqi. Ai është oficeri më i lartë i inteligjencës në historinë e fundit të Moskës që ka dezertuar.

“Ne kemi ende një president që izolohet”, – shpjegon ish-kapiteni teksa flet për masat parandaluese të marra nga lideri rus. “Të gjithë duhet të respektojnë një karantinë të rreptë për dy javë përpara çdo aktiviteti. Edhe në qoftë se ato aktivitete zgjasin 15-20 minuta. Pasi ke kaluar këtë procedurë, mund të konsiderohesh i pastër dhe vetëm atëherë të lejohet të punosh në të njëjtën dhomë me Putinin” – thotë Karakulov.

“Putini nuk është i sëmurë. Ai është mirë për moshën e tij”, – shpjegon Karakulov. Sipas tij, të gjithë në staf janë detyruar t’u nënshtrohen kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe ekzaminimeve mjekësore. “Asistentët e presidentit kryejnë teste PCR disa herë në ditë”. Pavarësisht thashethemeve që janë përhapur muajt e fundit, megjithatë, Putin sipas nuk është i sëmurë.

“Nuk e kam idenë pse, ndoshta është thjesht i shqetësuar për shëndetin e tij. Nëse ka probleme, ato duhet të jenë për shkak të moshës së tij”. Probleme që nuk do të ishin “asgjë shumë serioze” sipas Karakulov. Cari me pak fjalë “gëzon shëndet më të mirë se shumë njerëz të tjerë të moshës së tij”.

Karakulov thotë se Putin është mjaft i zellshëm në punë. Ai thotë se kur filloi të punojë me të në vitin 2009, cari kishte humbur vetëm disa udhëtime pune për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Megjithatë, prej vitit 2020, me ardhjen e pandemisë, udhëtimet janë zvogëluar në mënyrë drastike. Putin “u fut në bunkerin e tij dhe ndoshta bëri vetëm një, maksimumi 3 udhëtime pune në vit”.

“Asnjëherë në shtrat para orës 2, pa celular ose internet”

Orari i tij i punës është shumë i ngarkuar, shpjegon Karakulov dhe gjatë udhëtimeve të tij cari “nuk shkon në shtrat deri në 2 ose 3 të mëngjesit”. Kujdesi i jashtëzakonshëm bën që ai të udhëtojë me mjete specifike të krijuara posaçërisht për të. Për shembull, ai ka një tren të posaçëm ku nuk mungojnë lidhjet e komunikimit. Putini shikon vetëm televizionin rus dhe nuk përdor celularin.

“Në gjithë vitet e shërbimit nuk e kam parë asnjëherë me celular. Në udhëtime pune, nëse shoqërojmë presidentin, zakonisht ka një person të caktuar që udhëton me ne dhe që merret me internetin” – thotë ai.

“Në shkurt 2022 shpërtheu një luftë që unë e quaj kriminale dhe nuk mund të bëja më kompromise me veten. Nuk mund të qëndroja në shërbim të këtij presidenti. E konsideroj një kriminel lufte” – thotë Karakulov që bën edhe një apel për ish-kolegët e tij: “Mos ndiqni më urdhrat kriminale të këtij krimineli lufte”

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime4 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix5 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix5 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix6 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore6 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar6 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix23 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix23 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook