Lidhu me ne

Sport

14 futbollistë që u krahasuan me Leo Messin

Gai Assulin – Lojtari nga Izraeli, i konsideruar si një nga “xhevahirët” e sistemit të të rinjve katalanas, bëri debutimin e tij me Gaurdiolën te Barcelona. Një dëmtim i rëndë dhe humbja graduale e besimit e bënë të ardhmen e tij te Barça gjithnjë e më të komplikuar. Ai u largua nga klubi për te Manchester City.

Në fillim të karrierës së tyre, këta futbollistë u quajtën nga mediat dhe specialistët e futbollit si “Messi i ri”, por koha ka treguar se nuk ishin aspak në nivelin e yllit argjentinas.

Diego Buonanotte – Argjentinas me kombësi kiliane, ai ishte një nga premtimet më të mëdha të River Plate kur drejtohej nga Diego Pablo Simeone. Pasi pësoi një aksident rrugor, ku humbën jetën tre shokë të tij, karriera e tij u ndërpre.
Juan Iturbe – Gazeta argjentinase “Olé” e quajti atë “mini Messi”. Ai u dallua te U20 e Amerikës së Jugut në vitin 2012, pas së cilës shkoi në Evropë.
Luan Vieira – I mbiquajtur “Luanel Messi”, lojtari i lindur në Sao José do Rio Preto, një komunë braziliane e vendosur në veriperëndim të shtetit të São Paulo, e ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij në vendin e tij të origjinës. Aktualisht ai luan te Corinthians.
Alen Halilovic – “Messi i Ballkanit” nënshkroi për Barcelonën në vitin 2014, kur ishte vetëm 17 vjeç. Për shkak të fillimeve të tij te Dinamo e Zagrebit, ai u krahasua edhe me idhullin vendas, Luka Modric.
Seung Woo Lee – Konsiderohet një yll mediatik i klubit katalanas dhe vendit të tij. I njohur si “Messi korean”, futbollisti i Koresë së Jugut është stërvitur në Barcelonë dhe është konsideruar gjithmonë një lojtar me të ardhme të shkëlqyer, në të njëjtin nivel, siç thoshin, me vetë Messin.
Giovani Dos Santos – Ai ishte në ekipet zinxhir të Barcelonës që në moshën 12-vjeçare. Ai ka kaluar te Tottenham Hotspur, Ipswich Town, Galatasaray, Racing de Santander, Mallorca, Villarreal, L.A. Galaxy dhe Club América.
Martin Odegaard – Lojtari i talentuar norvegjez i Arsenalit u krahasua me yllin argjentinas në fillimet e karrierës së tij, kur iu bashkua ekipit të të rinjve të Realit.
Erik Lamela – Erik Manuel Lamela Cordero filloi në rangun e ulët të River Plate dhe pati një lëvizje të pasuksesshme te FC Barcelona kur ishte vetëm 12 vjeç. Pas largimit nga vendi i tij, ai nënshkroi te Roma për 17 milionë euro. Pas kësaj, ai ka kaluar nëpër Tottenham dhe Sevilla.
Luka Romero – Luka Romero Bezzana, i njohur si “Meksikani Messi”, aktualisht ndodhet te Lazio. Në moshën 15 vjeç e 219 ditë, ai u bë lojtari më i ri në historinë e kampionatit spanjoll.
Marko Marin – “Messi gjerman” i Werder Bremen tregoi talentin e tij dhe u ble nga Chelsea. Nuk shpërtheu kurrë siç pritej.
Bojan Krkic – “Ata më krahasuan me Messin dhe nuk mund ta përballoja”, thonte lojtari spanjoll në një intervistë për BBC Sport. “Kur shkova në Romë dhe Milano nuk po shkoja si Bojan, por si një yll i ri, një Messi i ri”.
Diego Laínez – Ricardo La Volpe, një ish-futbollist dhe trajner argjentinas, pa ngjashmëri mes talentit të të riut meksikan dhe atij të Lionel Messit.
Takefusa Kubo – “Messi japonez”, kur ishte vetëm 15 vjeç, krahasohej me yllin argjentinas. Real Madrid mposhti konkurrencën e Barçës dhe PSG për ta blerë i pari.

MË TEPËR

Mix16 minuta më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime19 minuta më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix2 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix2 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix2 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore2 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar3 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix19 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix19 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix21 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook