Lidhu me ne

Mix

Jo vetëm Kulla Eiffel, 10 mrekullitë natyrore që duhen parë në Francë

Franca është më shumë se Parisi dhe Kulla Eifel. Ky vend europian ka shumë gjëra më të bukura.

Muzetë, kantinat e verës dhe katedralet, janë disa gjëra të tjera që mund të gjesh në vend. Por kjo nuk është ende e gjitha. Franca është gjithashtu shtëpia e kaq shumë mrekullive natyrore mahnitëse, shumë prej të cilave nuk mund të gjenden askund tjetër në botë.

10. Gavarnie Falls

Franca ka shumë ujëvara, por asnjëra nuk është aq madhështore sa Ujëvara e Gavarnie. Me një lartësi totale prej 422 metra, kjo ujëvarë është më e larta në Francë.

Përreth ujëvarës është një amfiteatër natyror mahnitës, dhe zona është gjithashtu e mbushur me kafshë të egra dhe bimë interesante.

9. Kopshti i Claude Monet

Kopshti i Claude Monet është një kopsht i mrekullueshëm në Giverny.

Kopshti i Monet është kopshti më i famshëm në Francë dhe një nga më të famshmit në botë. Ai ka lule dhe bimë të të gjitha llojeve, që lulëzojnë gjatë gjithë vitit, prandaj më shumë se 500,000 njerëz e vizitojnë këtë kopsht çdo vit.

8. Shkëmbinjtë Etretat

Shkëmbinjtë Etretat duken të punuar me dorë, por historia natyrore thotë se nuk janë, kjo është arsyeja pse ata kanë tërhequr njerëz nga e gjithë bota.

Të vendosura në Etretat, këta shkëmbinj thuhet se janë krijuar nga elemente natyrore për shumë vite, dhe produktet përfundimtare janë harqet dhe tunelet që karakterizojnë tani shkëmbinjtë.

Etretat Cliffs ka frymëzuar shumë artistë.

7. Duna e Pilatit

E njohur në frëngjisht si Dune du Pilat, kjo është një dunë që konsiderohet si më e larta në botë, 106.60 metra. Përveç lartësisë, kjo dunë ofron edhe pamje të jashtëzakonshme bregdetare dhe shumë mundësi për aventura.

Duna e Pilatit është një vend i mrekullueshëm, për të shijuar relaksimin në plazh dhe banja dielli, megjithatë, asnjë aktivitet i bërë këtu nuk është aq emocionues, sa të bësh një shëtitje në majë të dunës, veçanërisht gjatë perëndimit ose lindjes së diellit.

6. Liqenet Rozë të Salins d’Aigues-Mortes

Liqenet rozë janë disa nga mrekullitë natyrore më spektakolare në botë, dhe ndërsa Australia është shtëpia e shumicës së liqeneve rozë në botë, ato mund të gjenden edhe në vende të tjera si Franca.

Gjatë vizitës, mbani në mend se zogjtë flamingo ngjyrë rozë janë gjithashtu vizitorë të shpeshtë, pasi vijnë për t’u ushqyer me algat në ujë, që janë përgjegjëse për ngjyrën rozë të liqenit dhe madje edhe të zogut.

5. Mali i Bardhë

Mbase është disi i papritur si fakt, por Mali i Bardhë (Mont Blanc) – një nga malet më të larta në Europë, ndodhet në Francë.

Ky mal ngrihet në një lartësi prej 4807 metra mbi nivelin e detit, duke e bërë atë jo vetëm një nga malet më të larta në Europë, por edhe ndër 15 malet më të larta në botë.

Kjo e ka bërë malin një nga destinacionet malore më të kërkuara, ku ofrohen me bollëk mundësitë për aventura si ecja dhe ngjitja në mal. Gjatë dimrit, bie shumë borë, dhe kjo hap mundësi për disa nga pistat e skive dhe snowboarding më të mira në botë.

4. Liqeni Annecy

Liqeni Annecy është një liqen piktoresk në Francën Juglindore, që shumë besojnë se është liqeni më i pastër në Europë, për shkak të ujërave të tij kristal.

Përreth liqenit, ka male të larta të mbuluara me borë dhe zona pyjore, të cilat gjithashtu e bëjnë zonën një pamje të mrekullueshme për t’u parë. Në liqenin Annecy, mundësitë për sporte ujore janë të bollshme dhe zona ka gjithashtu plazhe spektakolare.

3. Mer De Glace

E vendosur pranë Chamonix, Mer de Glace është një vend me peizazhe të pabesueshme malore dhe akullnajore. Vetë Mer de Glace është akullnaja më e madhe në Francë, me një gjatësi prej 7.6 km dhe një thellësi prej 200 m.

Mijëra njerëz vijnë këtu çdo vit për të ecur nëpër shpellën e akullit të gdhendur në akullnajë. Ndërsa kjo është gjëja më e njohur për të bërë këtu, vizitorët në këtë akullnajë mund të shijojnë edhe disa aventura të tjera, të tilla si shëtitje ose kalërim në hekurudhën Montenvers.

2. Fushat e livandës në Provence

Fushat e livandës janë një zonë në Provence, që është e mbushur nga ngjyrat e mrekullueshme vjollcë të livandës. Edhe pse ka shumë vende në mbarë botën me një pamje të tillë, fushat e Lavandës në Provence janë padyshim më të bukurat.

Mijëra njerëz nga e gjithë bota vijnë çdo vit, për të ecur në fushat magjepsëse të livandës, për të nuhatur ajrin e ëmbël dhe për të bërë fotografi të paharrueshme.

1. Gorges Du Verdon

Gorges du Verdon, ose Gryka Verdon, është mrekullia natyrore më e njohur e Francës, dhe ka shumë arsye për këtë.

Me një thellësi prej 700 metrash, është gryka më e thellë në vend. Përveç thellësisë së saj, Gorges du Verdon është një vend i mrekullueshëm për të shijuar aventurat në Francë.

Këtu mund të shijoni ecje në mal, kajak dhe ngjitje në shkëmb. Pamjet e mrekullueshme të ujit dhe muret shkëmbore të mbuluara me qilima bimore në të dyja anët, e bëjnë gjithashtu këtë vend jashtëzakonisht të bukur.

/ The Travel

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar6 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix6 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook