Kioske
Eneda Tarifa konfirmon largimin nga “Portokallia”, por ka një projekt tjetër
Pas 6-vitesh si drejtuese e spektaklit të humorit në “Top Channel”, Eneda Tarifa largohet nga ky format, për t’u bërë fytyra e një tjetër projekti brenda televizionit ku ajo punon, për të cilin nuk zbulohen ende detaje. Lajmin e zyrtarizon vetë moderatorja për revistën Who: “E konfirmoj largimin tim nga “Portokallia”… Por nuk bëhet fjalë për një largim nga Top Channel. Do të vijoj të jem pjesë e Top Medias në ndonjë tjetër projekt, që është ende në tavolinë. Ky është një vendim i drejtuesve të Top Channel dhe unë e respektoj. Mendoj se kam dhënë maksimumin tim në këto gjashtë vite “Portokalli”, – shprehet Eneda për revistën.
Në këto vite përvojë si drejtuese e spektaklit të së dielës mbrëma, ajo ka treguar jo vetëm vlerë si prezantuese, por edhe si aktore e këngëtare e zonja. Gjatë bisedës telefonike, Eneda tha gjithashtu se dëshiron që këtë kohë të shkurtër pushimi ta shfrytëzojë për të bërë muzikë… “Dua të bëj muzikë, sepse më mungon vazhdimisht”, – përfundon Tarifa. Lëvizja e fgurave të ekranit nga një spektakël në një tjetër është një taktikë e njohur brenda Top Channel. Edhe më herët kemi parë zëvendësime të kësaj natyre në formate prime time./revistawho/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu