Lidhu me ne

Mix

Tokophobia, frika nga shtatzënia dhe lindja. Çfarë e shkakton atë dhe mënyra më e mirë për ta trajtuar

Tokofobia, frika nga shtatzënia dhe lindja. Çfarë e shkakton atë dhe mënyra më e mirë për ta trajtuar

Frika për të pasur një fëmijë mund të lindë për arsye ekonomike, si shpenzimet për ushqyerjen, kopshti, veshja, arsimimi, etj. Është dhe një tjetër fenomen që merret shumë pak në konsideratë dhe ai është: takofobia, një sindromë që tregon një frikë të tepruar dhe të pabazuar nga lindja.

Çfarë shkakton takofobia?

Është e vështirë të dihet se sa e zakonshme është takofobia. Hulumtimet sugjerojnë që mes 2.5% dhe 14% e grave preken nga takofobia. Por disa studiues besojnë se kjo shifër mund të jetë e lartë, deri në 22%.

Pra, ndërsa disa gra mund të kenë takofobi relativisht të lehtë, për të tjerat, gjendja është shumë më e rëndë. Është e vështirë të parashikohet se kush mund të preket, megjithëse është e qartë se gratë me takofobi mund të përjetojnë probleme me ankthin dhe depresionin si edhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

Shtyrje kohore e të pasurit një fëmijë

Në disa raste, kjo sindromë mund të shpjegojë tendencën në rritje për të shtyrë amësinë. Gjithnjë e më shumë gra po lindin fëmijë rreth moshës 40 vjeç, duke përdorur fekondim të asistuar. Takofobia mund të shpjegohet edhe me një fenomen tjetër të zbuluar nga sondazhi i CeDAP, që është rritja e numrit të lindjeve me metodën e prerjes cezariane, një trend që përfshin gjithë botën.

Pavarësisht se udhëzimet e The National Insitute for Health and Care Excellence u kërkonin mjekëve të refuzonin kërkesat për lindje cezariane pa indikacione klinike, midis vitit 1989 dhe vitit 2010, ato u rritën nga 10% në 25%. Këto direktiva janë riparë në vitin 2011 duke lejuar prerjet cezariane për nënat që i kërkonin dhe tashmë ky numër është rritur në 26,7%.

Ankthi rrit kohëzgjatjen e lindjes

Shumë gra kanë frikë nga lindja, por tek disa, lindja mund të kthehet në një fobi të vërtetë. Sipas Universitetit të Oslos, nëse lihen të patrajtuara këto frikëra zgjasin kohën e lindjes për një orë e 32 minuta. Këto gra, kanë veçanërisht frikë nga dhimbja, apo nga humbja e kontrollit dhe dëmtimet në vaginë që mund të largojnë partnerin e tyre. Simptomat e takofobisë fillojnë në një moshë të re, shpesh pas një ngjarjeje traumatike në të cilën kanë marrë pjesë. Në këtë rast, këshillimi dhe terapitë me psikologun ndihojnë shumë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook