Kryesore
“Çdo votë për Alibashën, shkon për Ramën”
Ish-kryeministri Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj përbëjnë shëmtirën politike më të madhe dhe janë pengjet më të keqpërdorura në historinë e politikës.
Nga qyteti i Shkodrës ku dhe përkujtoi katër martirët që humbën jetë në 2 prill të 1991, Berisha dha mesazhin për demokratët se do të fitojë zgjedhjet e 14 majit, ndërsa u kujton se çdo votë për grupin e “Alibashëve”, është votë për Edi Ramën.“Do të fitojmë zgjedhjet në 14 maj. Do t’u garantojmë qytetarëve votën e lirë.
Sa i përket binomit Basha-Alibasha, mund të them që përbën shëmtirën politike më të madhe, janë pengjet më të keqpërdorura në historinë politike të Shqipërisë, janë pengjet e Edi Ramës, çdo votë për ta është e Edi Ramës”, tha Berisha.