Lidhu me ne

Radar

SPAK ka frikë të hetojë. ‘Skapi’ i Ramës nuk heton ata që vodhën 430 mln euro

‘Rama-Agaci-Veliaj-Ahmetaj”, Malltezi: ‘Skapi’ i Ramës nuk heton ata që vodhën 430 mln euro

‘Rama-Agaci-Veliaj-Ahmetaj”, Malltezi: ‘Skapi’ i

Eksperti i mjedisit Jamarbër Malltezi ka folur këtë të shtunë për dhjetëra mln euro të vjedhura nga inceneratorët, si dhe ‘gropa septike’ e krijuar nga Rama-Agaci-Veliaj-Ahmetaj.

I ftuar në SYRI TV,  Malltezi sqaroi se afera e inceneratorëve është afera më e rëndë që ka ndodhur dhe nuk është një aferë siç SPAK deri tani me një lehtësi ka marrë ta kalojë, bazuar mbi urdhrin ‘skape’ që i ka dhënë Edi Rama.

Sipas Malltezit SPAK deri tani ka dështuar pasi nuk kemi asnjë akuzë deri tani për krijim të grupit kriminal me qëllimin e qartë për të vjedhur 430 milionë euro.

‘Të gjitha këto akuza që SPAK po heton dëmi ndaj shtetit është më pak se 5 milionë euro dhe këtu afera është 430 milionë euro. SPAK ka frikë të hetojë. Deri tani në tre çështjet që ka në hetim për inceneratorët i vjen anash e anash dhe nuk merret me thelbin’,

Afera e inceneratorëve është afera më e rëndë që ka ndodhur dhe nuk është një aferë siç SPAK deri tani me një lehtësi ka marrë ta kalojë, bazuar mbi urdhërin ‘skape’ që i ka dhënë Edi Rama. Deri tani SPAK ka dështuar pasi ka ndjekur 3 çështje dhe e para është ‘zëri kadastral’ ku kemi një dyzinë të zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit që janë në burg për mbi një vit për ‘zërin kadastral’, kur dëmi është as 300 mijë euro. Pse aferë e dëmit 300 mijë euro është? Pra është për ti hedhur hi syve publikut.

Së dyti kemi për Lefter Kokën për fatura fiktive dhe krijim të kompanive dhe lëshim të faturave fiktive ku edhe këtu nuk e kanë bërë saktë pasi kemi Ben Blushin bashkë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton që kanë krijuar kompani në Bullgari dhe prodhuan 2 milionë euro fatura fiktive dhe ia dhanë Top Channel dhe në rast se do të jesh kape dhe Ben Blushin dhe të shoqen. Edhe kjo akuza nuk është aq e rëndë pasi kemi të bëjmë me vetëm 4 milionë euro fatura fiktive për Lefter Kokën kur 2 milionë euro i ka Ben Blushi ndërkohë që afera e inceneratorëve është 430 milionë pra 100 herë më e rëndë.

Së treti kemi akuzat për ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe për fat të keq akuzat nuk i kemi për inceneratorët por për dhurata, pra akuza për zërin kadastrat të parregullt, për fatura fiktive dhe për bileta avioni dhe pagesa hotelesh në mënyrë të paligjshme në forma dhuratash për Ben Ahmetaj.

Pra nuk kemi asnjë akuza deri tani për krijim të grupit kriminal me qëllimin e qartë për të vjedhur 430 milionë euro. Të gjitha këto akuza që SPAK po heton dëmi ndaj shtetit është më pak se 5 milionë euro dhe këtu afera është 430 milionë euro.

SPAK ka frikë të hetojë. Deri tani në tre çështjet që ka në hetim për inceneratorët i vjen anash e anash dhe nuk merret me thelbin.

Thelbi është se kush kishte fuqinë dhe autoritetin të rrëzonte strategjinë dhe planin e veprimit të trajtimit të mbetjeve urbane të cilat ishin hartuar me 4 milionë euro investim nga BE. Kush do e kishte këtë?”

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook