Mix
Rudina Xhunga kujton intervistën e fundit me Parashqevi Simakun:”Ishte e zhgënjyer”
Gazetarja Rudina Xhunga ka kujtuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan, momentin e veçantë kur intervistoi Parashqevi Simakun në 14 shkurt të vitit 1997. Ishte pikërisht kjo datë që shënoi dhe prononcimin e fundit të këngëtares ikonike në Shqipëri.
Gazetarja e njohur Xhunga u shpreh se Parashqevia u zhgënjye kur erdhi në atë kohë në Shqipëri dhe tha se do të kthehej në një moment të dytë.
“Unë punoja te “Koha e Jonë”.Më 14 shkurt të vitit 1997, jam në Rogner, intervistoj Parashqevi Simakun. Kisha përpara Parashqevi Simakun, që ishte diva përsëri, e kujtoj si tani, në 4 mars digjet kaseta dhe unë shkoj, shoh kompjuterin e djegur dhe thashë: Këtu Parashqevi Simaku ishte, më këtë pse e dogjën? Ishte naiviteti i një gazetareje kulture në ’97-ën. Parashqevi erdhi në atë kohë për të prezantuar veten e ribërë, një vete tjetër.
Ishte bashkë me bashkëshortin, Robertin. Ai që e puthi në publik për herë të parë etj etj. Ajo u zhgënjye dhe tha, po vij në një moment të ri.”-përfundoi ajo.