Lidhu me ne

Radar

Shqiptari u kap me çaj mali në Angli/ Rama reagon ndaj policisë britanike: Dëshpëruese!

Ne foto: Kryeministri Edi Rama dhe piktori Agim Agaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që u publikua në media se një shqiptar në Britani të Madhe u mbajt për 15 orë në qeli pasi efektivët britanikë ngatërruan çajin e malit me marjuanë.

Rama shkruan se kjo është një situatë dëshpëruese dhe se ‘persekutorët’ e piktorit Agim Agaj duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në postimin në ‘Twitter’, Rama i ka bërë tag edhe kryeministrit britanik, Rishi Sunak, ndërsa ngre pyetjen se si do reagonte ai nëse një shtetas britanik do të përballej me një situatë të tillë në vendin tonë.

Rama ka publikuar postimin e një avokati shqiptar në Britani, Andi Hoxhaj që kishte ndarë lajmin e arrestimit të piktorit shqiptar Agim Agaj pasi policia kishte ngatërruar çajin me lëndët narkotike.

Postimi:

Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për ndriçimin e vështirësive me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në ky vend i madh.

Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale.

Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime në vend të fjalëve, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?

Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do të përballej nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi!

Andi Hoxhaj është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani, ndërsa Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikët. Çfarë po shkakton një padrejtësi kaq të rëndë në Britani që këta individë të virtytshëm të vuajnë kështu?”, shkroi Rama në Twitter.

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook