Lidhu me ne

Kioske

“Gjobat” dhe taksat që i paguajmë Erion Veliajt!

Unë personalisht mendoj që kreu i bashkisë përpara se të flasë për gjobat e të tjerëve, të na sqarojë pak se ç’po bën me këto “gjobat” që na ka vendosur ne.

Ola Xama

Çmimi i biletës për transportin publik është rritur nga 30 në 40 lekë disa vite më parë dhe i kushton mesatarisht në vit një qytetari 50 mijë deri në 20 mijë për ata që pajisen me abone. Pra, çdokush që përdor transportin urban paguan mesatarisht 7 mijë lekë (60 euro) më shumë në vit. Po të shtosh këtu edhe 5 milion euro që janë dhënë vitin e shkuar nga buxheti qëndror për të subvencionuar sektorin e transportit nga kriza, kupton që ajo që paguajmë direkt ose përmes taksave për transportin na kushton afërsisht 12 milion euro më shumë në vit. Pyetja që bëhet në këtë rast është a u përmirësua ky shërbim në treguesit e vonesave, komoditetit dhe efiçencës për përdoruesin? Sa është ulur niveli i ndotjes që emetojnë urbanët dhe sa ka ndikuar në uljen e ndotjes në qytet? Përse shërbeu rritja e çmimit?

Çmimi i parkimit në postet publike u bë me pagesë e cila varion nga 50 deri në 100 lekë në orë për 8 orë në ditë. Nga këto para Bashkia Tiranë arkëton në vit 5 milion euro dhe po kaq, 5.5 milion euro, nga gjobat dhe penalitetet që vendosin përditë 600 punonjësit e Policisë Bashkiake. Pyetja që shtrohet është sa vende parkimi të reja janë krijuar vitet e fundit që të përmbushin nevojat e qytetarëve dhe t’i përgjigjen shtimit të popullsisë së kryeqytetit? Çfarë masash dhe politikash ka marrë bashkia me këto fonde për të stimuluar përdorimin e mjeteve që nuk ndotin siç janë makinat elektrike pa u kufizuar te disa korsi bicikletash në dy -tre rrugë që kanë shtuar trafikun dhe janë vendosur pa bërë zgjerim të segmentit?

Çmimi i ujit është rritur nga 45 në 65 lekë për metër kub, shto këtu dhe taksën e ndërtesës 100 lekë te fatura e ujit, 150 lekë taksën e infrastrukturës së arsimit dhe 420 lekë atë të pastrimit. Sa është rritur shërbimi i furnizimit me ujë dhe përse vijon uji me orar? Përse 60% e ujit në rrjetin e ujësjellësit sërish humbet dhe nuk faturohet, kur nga ana tjetër tarifa mbulon 125% të kostos totale, pra del me fitim nga paratë që i merren qytetarit? Sa i pastër është qyteti dhe çfarë arritjesh janë bërë në ndarjen e mbetjeve dhe riciklimin e tyre duke qënë se na merr 50 euro në vit për pastrimin?

Taksa për infrastrukturën arsimore u vendos për financimin e 17 shkollave dhe kopshteve që do të ndërtoheshin me koncesion për një vlerë 30 milion euro, deri tani janë mbledhur 40 milion euro nga taksa dhe ajo do vazhdojë të mblidhet dhe për 3 vjet të tjera. Pagesat për këto kontrata të formës PPP nisën një vit më parë, ku shkuan paratë e mbledhura vitet e shkuara për këto objekte dhe pse po vilen akoma para?

Bashkia e Tiranës si një nga njësitë vendore më të mëdha në Shqipëri merr 22 milion euro në vit nga buxheti i shtetit në formën e transfertës së pakushtëzuar. Nga këto, mesatarisht 10 milion euro i paguan çdo vit koncesionarit të Sharrës për incenerim të plehrave, edhe pse aty ka vetëm depozitim e kapsulim.

Taksën më të madhe që vjel Bashkia e Tiranës është ajo e ndikimit në infrastrukturë që i vendoset ndërtesave përpara marrjes së lejes së ndërtimit. Plot 42 milion euro në vit! Këtë e paguajmë të gjithë të çmimi i shtëpive, kësti i kredisë apo te qiraja e shtëpisë që nuk blihet dot pasi çmimet kanë shkuar artificialisht në stratosferë. Çfarë përmirësimi kemi në infrastrukturë? A na janë zgjeruar trotuaret, a na është rritur cilësia e rrugëve dhe përse veprat më të mëdha të bashkisë financohen nga buxheti qëndror?

Unë personalisht mendoj që kreu i bashkisë përpara se të flasë për gjobat e të tjerëve, të na sqarojë pak se ç’po bën me këto “gjobat” që na ka vendosur ne. Të paktën tani për zgjedhje të dalë dhe të japë llogari, se u bë gjatë pa asnjë ballafaqim, konferencë shtypi me gazetarë apo një emision, por na shfaqet vetëm në materiale të gatshme që publikohen me paratë e “gjobave” që na ka vënë neve!

MË TEPËR

Temporal2 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar2 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix2 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar2 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore2 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix3 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix3 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix3 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix3 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix3 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook